Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

24 vjet nga themelimi i TMK-së

19/09/2023 - 08:44
në Lajme
A A
24 vjet nga themelimi i TMK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot bëhen 24 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj. Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Para pesë vjetësh FSK është shndërruar në ushtri të Kosovës, kurse Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

JU REKOMANDOJMË

Ngjarjet në veri: Nga 8 terroristët e arrestuar, 6 janë liruar
Kryesore

Ngjarjet në veri: Nga 8 terroristët e arrestuar, 6 janë liruar

26/09/2023 - 20:46
Ish kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla: Asnjë veprim në veri nuk bëhet pa Radojiçiqin
Kryesore

Ish kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla: Asnjë veprim në veri nuk bëhet pa Radojiçiqin

26/09/2023 - 20:32
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, viziton vendngjarjen në Banjskë të Zveçanit
Kryesore

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, viziton vendngjarjen në Banjskë të Zveçanit

26/09/2023 - 20:19
Rakiq thotë se nuk i ka parë pamjet e publikuara nga Sveçla
Kryesore

Rakiq thotë se nuk i ka parë pamjet e publikuara nga Sveçla

26/09/2023 - 19:38
Pelegrinët: KFOR-i hyri brenda manastirit në Banjskë, e injoruan grupin e armatosur me armë të gjata
Kryesore

Pelegrinët: KFOR-i hyri brenda manastirit në Banjskë, e injoruan grupin e armatosur me armë të gjata

26/09/2023 - 19:18
Reagon gruaja e tifozit të vrarë të Crvena Zvezdës: Pres që dikush të më zgjoj nga ky makth, prisja të dilje fitimtar
Kryesore

Reagon gruaja e tifozit të vrarë të Crvena Zvezdës: Pres që dikush të më zgjoj nga ky makth, prisja të dilje fitimtar

26/09/2023 - 19:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dëshmia e terroristëve të arrestuar, tregojnë se si iu bashkuan grupit

    Dëshmia e terroristëve të arrestuar, tregojnë se si iu bashkuan grupit

    363 Shpërndaje
    Shpërndaje 145 Tweet 91
  • Mediumi boshnjak Istraga.ba: Millan Radoiçiç është plagosur në Veri të dielën

    258 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 65
  • Ekskluzive: Plagoset Milan Radojicic

    232 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Pelegrinët: KFOR-i hyri brenda manastirit në Banjskë, e injoruan grupin e armatosur me armë të gjata

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Serbët në grupe ‘Twitter-i’: Stefan Nedeljkoviq është personi që u gjet i vrarë sot në Zveçan

    479 Shpërndaje
    Shpërndaje 192 Tweet 120

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë