Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka ndarë një lajm të mirë për qytetarët e Vushtrrisë, zotimin e kryetarit të partisë se pas Prishtinës do të fillohet me mësimin tërëditor në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Tahiri që kandidon në këto zgjedhje me numër 25 në listën e LDK-së, ka thënë se lanë infrastrukturën e gatshme për diçka të tillë në Vushtrri.
Ai tha se gjatë mandatit të tij në krye të Vushtrrisë la të gatshme infrastrukturën për mësimin tërëditor pasi tha se u ndërtuan 5 shkolla të reja moderne, 2 qerdhe publike, objektin e shkollës së Muzikës dhe punëtorinë për mësin praktik në shkollën Teknike.
Tahiri theksoi një zotim i tillë realizohet me LDK-në në qeverisje.