Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKShPK-ja me këshilla se si të parandalohet virusi i ri kinez

06/01/2025 - 13:42
në Lajme
A A
IKShPK-ja me këshilla se si të parandalohet virusi i ri kinez
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kinë ka shpërthyer një virus i ri, ai i human MetaPneumovirusin, apo shkurt hMPV.Ndonëse autoritetet më të larta botërore të shëndetësisë nuk e kanë cilësuar situatën lidhur me këtë virus si një emergjencë globale shëndetësore, autoritetet shëndetësore kudo kanë forcuar sistemet e monitorimit të sëmundjeve ngjitëse dhe kanë rritur kujdesin.

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Zyrën e OBSH-së në Kosovë ka ndarë për qytetarët disa nga informacionet bazike lidhur me metapneumovirusin me qëllim që publiku të jenë të informuar dhe të rris masat e kujdesit parandalues.A ka epidemi të re në Kinë?

-Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikon raporte javore mbi monitorimin e sëmundjeve të ngjashme me gripin. Raportohet se, siç pritet për këtë periudhë të vitit (dimri në hemisferën veriore), ka rritje mujore të infeksioneve akute respiratore, përfshirë gripin sezonal, virusin respirator sincicial (RSV) dhe metapneumovirusin njerëzor. Niveli i raportuar i aktivitetit të gripit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është më i ulët.

Çka është metapneumovirusi njerëzor?

-Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është virus i zakonshëm respirator. Ai është zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarët holandezë. Dihet se shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. hMPV ndjek model sezonal vjetor si gripi dhe RSV, dhe zakonisht arrin kulmin në dimër ose në fillim të pranverës.Si përhapet hMPV?

-hMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes:
Pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes;
Kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve;
Prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.
Cilat janë simptomat?

-Simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë. Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit.Kush është në rrezik nga hMPV?

-Rastet e rënda mund të rezultojnë me bronkit ose pneumoni veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar. Personat me kushte paraprake të mushkërive, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.Si të parandaloni përhapjen e hMPV?

-Për të parandaluar përhapjen dhe për të reduktuar rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, duhet të ndiqen masa të thjeshta. Këto masa përfshijnë: qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve, shmangien e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara kundër gripit sezonal, sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.A ka trajtim/vaksinë kundër hMPV?

-Aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për hMPV dhe kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik dhe virusi zakonisht kalon vetë. Për të lehtësuar simptomat dhe nëse këshillohet nga profesionisti i kujdesit shëndetësor, pacientët mund të përdorin barëra pa recetë për të kontrolluar dhimbjen dhe ethet. Për pacientët me fishkëllimë dhe kollë më të rëndë, mjekët mund të përshkruajnë inhalator të përkohshëm.Metapneumovirusi njerëzor (hMPV)

Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator. Simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë.
Rastet e rënda mund të rezultojnë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të kompromentuar.
Personat me kushte paraprake të mushkërive, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema, janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.
Virusi përhapet kryesisht përmes pikave ose aerosoleve nga kollitja ose teshtitja, kontakti i drejtpërdrejtë me individin e infektuar, ose ekspozimi ndaj sipërfaqeve të kontaminuara.

Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, duke përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, duke përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të kompromentuar dhe të moshuarit.

Për të parandaluar përhapjen dhe për të reduktuar rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, masat e thjeshta mund të parandalojnë përhapjen dhe të reduktojnë rreziqet, veçanërisht për personat më të ndjeshëm. Këto përfshijnë qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë