Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i kafshëve: “XHDG Company” me pronar Xhevdet Spahiu shkeli ligjin, zhduku 551 kafshë të importuara për therje (Dokument)

13/05/2025 - 18:05
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Foto: Xhevdet Spahiu - pronar i XHDG Company

Foto: Xhevdet Spahiu - pronar i XHDG Company

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht për emrat e 28 kompanive që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ua kishte pezulluar lejet e importit të kafshëve të gjalla, pasi që kanë shkelur rregullativën ligjore.

Në mesin e 28 kompanive që kanë bërë shkelje ligjore, duke mos i therur kafshët e importuara brenda 72 orësh siç e kishin obligim ligjor, është edhe “XHDG Company” Sh.P.K. me pronar Xhevdet Spahiu dhe adresë në Podujevë.

Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloi lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthei lejet

Në vendimin për pezullim të lejes të nxjerrë nga AUV, që Veriu.info i ka siguruar përmes Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, shkruan se “XHDG Company” Sh.P.K. me pronar Xhevdet Spahiu gjatë periudhës janar – mars 2025 ka importuar 552 krerë gedhe, të cilat duhet të ishin therur brenda afatit kohor prej 72 orëve në thertore të licencuar, por që kjo kompani e ka therur vetëm 1 krerë, përderisa 551 gedhe nuk dihet se ku kanë përfunduar, me çka kanë bërë shkelje të akteve ligjore në fuqi.

“XHDG Company” Sh.P.K. pas vendimit për pezullimit të lejes së importit ka bërë një ankesë në AUV, ku përmbajtja e saj do të duhej të ishte material i mjaftueshëm për Prokurorinë e Kosovës që të nis hetime zyrtare, pasi që kjo kompani e pranon që kafshët nuk i ka therur, por i ka shitur personave juridik dhe qytetarëve fizik, ani pse ato do të duhej të thereshin brenda 72 orësh prej momentit të futjes në Kosovë në thertoren që kjo kompani e ka të lajmëruar në AUV.

Përkundër që AUV i ka pezulluar lejen e importit për shkelje f    ragrante dhe faktit që vet kompania e pranon që kafshët i ka shitur, Komisioni i Ankesave i AUV pas shqyrtimit të ankesës rekomandon kthimin e “XHDG Company” Sh.P.K. me pronar Xhevdet Spahiu në regjistrin e sistemit FCMS dhe TRACES, që nënkupton kthimin e lejes së importit.

Mirëpo, siç shihet në dokument, raportimin për rekomandimin e kthimit të lejes së importit për këtë kompani nuk e ka nënshkruar anëtari i Komisionit, Mehdi Latifi.

Mos zbatimi i rregullativës ligjore për therjen e kafshëve të importuara brenda 72 orësh nga kompanitë importuese, shmang kontrollin e inspektorëve të AUV në lidhje me shëndetin e kafshëve dhe hap mundësinë kompanive që ato t’i therin ilegalisht apo t’i shesin, ku për pasojë vjen edhe deri të mundësia e evazionit fiskal dhe rrezikimit të shëndetit të konsumatorëve të mishit./Veriu.info

 

Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)

 

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
05/03/2026 - 23:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Postimi i Albulena...

Më shumëDetails

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale
05/03/2026 - 23:29

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti përpjekjen e presidentes Vjosa Osmani për të ndryshuar rregullat e zgjedhjes së presidentit si “dëshpëruese dhe komike”, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres
05/03/2026 - 23:14

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin prezentë në këtë seancë. “Nuk ka kuorum, unë iu bëra thirrja deputetëve që...

Më shumëDetails

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë
05/03/2026 - 23:02

Kutia e votimit tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit. Të nominuar për këtë post...

Më shumëDetails

A ka vend në LDK, Vjosa Osmani?- tregon Abdixhiku

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje
05/03/2026 - 22:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,ka thënë se asnjë herë nuk kanë pasur qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit. Abdixhiku është pyetur nga gazetarët se nëse...

Më shumëDetails

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës
05/03/2026 - 22:45

Në seancën që pritet ta mbahet në ora 22:00, pritet të hidhet në votim çështja e Presidentit. Sipas kushtetutës, duhet dy kandidatë, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

    Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë