Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“27 milionë euro humbje”- AKK nesër dërgon në Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë, përkrahet nga komunat e banuara me serbë

24/08/2023 - 16:46
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
“27 milionë euro humbje”- AKK nesër dërgon në Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë, përkrahet nga komunat e banuara me serbë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i Komunave të Kosovës do ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë dhe kjo lëndë do të dorëzohet nesër në ora 11:00.

Kështu bëri të ditur, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i cili i tha GazetësBlic ku shtoi se nëse ndodhë një falje e tillë, komunat do të ketë humbje prej 27 milionë euro.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës do e dorëzojë lëndën për Gjykatë Kushtetuese. Vlera e cila e kemi mbledhur prej Komunave është e përafërt që mund të shkaktojë dëme financiare në buxhetet e Komunave të Kosovës nga zbatimi i Ligjit për tatimit në pronë, pra nëse ndodhë falja, do të jetë rreth 27 milionë euro”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi shtoi se, kësaj kërkese i janë bashkangjitur edhe komunat e banuara nga serbët.

“Kësaj kërkese i janë përgjigjur pozitivisht edhe komunat e banuara nga serbët. Kemi Komunën e Novëbërdës, Shtërpcës, Parteshit e Graçanica”, tha Ibrahimi për GazetaBlic.

Kujtojmë se, sipas një njoftimi nga AKK thuhet se ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës (MFTP) mori vendim që ta ndryshoj Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Palujatshme ku gjatë procesit të amandamentimit nuk konsultoi fare Komunat e Republikës së Kosovës.

“Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga niveli qendror që të konsultohet sa i përket amandamentimit të këtij ligji sepse ky ligj i prek në mënyrë të drejpërdrejtë buxhetet e Komunave”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Reagimi i plotë i ditës së djeshme:

KOMUNAT DO TA DËRGOJNË LIGJIN PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës (MFTP) mori vendim që ta ndryshoj Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Palujatshme ku gjatë procesit të amandamentimit nuk konsultoi fare Komunat e Republikës së Kosovës.

Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga niveli qendror që të konsultohet sa i përket amandamentimit të këtij ligji sepse ky ligj i prek në mënyrë të drejpërdrejtë buxhetet e Komunave.

Pastaj, MFTP-ja e dërgoi për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës këtë projekt ligj pa konsulta me Komunat. Qeveria e miratoi si të tillë dhe e procedoi për miratim në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

AKK-ja edhe në këtë rast ka kërkuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës që të ketë debat dhe konsultime me Komunat sa i përket këtij Projekt Ligji sepse ka të bëj me autonominë financiare të Komunave dhe i cili ligj ka impakt të drejpërdrejtë në buxhetet e tyre e së këndejmi edhe në projektet kapitale sepse tatimi në Pronë është e hyrë vetanake e Komunave.

Parlamenti i Kosovës nuk e diskutoj këtë projekt ligj me Komunat dhe më procedura të përshpejtuara e miratoi edhe në lexim të dytë.
Në këtë ligj, në Kapitullin II / Falja e Tatimit në Pronë për vitin tatimor 2023 Neni 11/B thuhet që:

Pika 1. Shuma e faljes së Tatimit në Pronë për të gjithë tatimpaguesit lejohet deri në lartësinë e faturës së Tatimit në Pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro në pajtim me dispozitat e këtij kapitulli.

Pika 2. Vendimi për faljen e Tatimit në Pronë merret nga Kuvendi i Komunës i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, sipas kufizimit të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.

Komunat e Republikës së Kosovës me miratimin e këtij ligji do humbasin me dhjetëra miliona euro dhe miratimi i këtij ligji pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.

Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe Komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushteturtshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij Kushtetues.

Duhet theksuar që me këtë Ligj janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky ligj ka ndikim të drejpërdrejtë në zvogëlimin e të hyrave të komunës, afektim në projektet kapitale dhe debalancim mes projeksioneve investuese dhe të hyrave vetanake, si të hyrat kryesore të pushtetit lokal.

JU REKOMANDOJMË

Nuk mbledh mend Kurti, nis fushatën me sulme ndaj mediave e partive të tjera: Do shpikin rrena e sajojnë shpifje
Lajme

Nuk mbledh mend Kurti, nis fushatën me sulme ndaj mediave e partive të tjera: Do shpikin rrena e sajojnë shpifje

12/09/2025 - 23:05
Barnatores “Dafina” të biznesmenit Fatmir Idrizi iu kapen barna të kontrabanduara
Ekonomi

Barnatores “Dafina” të biznesmenit Fatmir Idrizi iu kapen barna të kontrabanduara

12/09/2025 - 22:45
Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane
Lajme

Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane

12/09/2025 - 22:02
VIDEO/6 truproja e ruajnë Kurtin për ta larguar nga gazetari që e pyet për sanksionin nga ShBA’ja
Lajme

VIDEO/6 truproja e ruajnë Kurtin për ta larguar nga gazetari që e pyet për sanksionin nga ShBA’ja

12/09/2025 - 21:46
Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike
Kryesore

Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

12/09/2025 - 21:41
Muja skandaloz: Neve na konvenon më shumë kështu, as me Amerikën
Kryesore

Muja skandaloz: Neve na konvenon më shumë kështu, as me Amerikën

12/09/2025 - 21:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Goditje e madhe për Kosovën, ShBA pezullon Dialogun Strategjik për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë