Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka thënë se futja në listë e Nait Hasanit ka qenë gabim, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka theksuar se as qerpiku nuk i dridhet për këtë mendim.
Maxhuni ka folur edhe për Fatmir Limajn duke thënë se ai është një person me bagazh politik dhe se ai do të duhej të përfshihej në listën e PDK-së.
27-shi i PDK-së ka falënderuar Limajn për mbështetjen që po i jep partisë së tij duke thënë se ai është kthyer në origjinë.













