Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar qeverisjen e tij si të stagnuar brenda kurse e izoluar jashtë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Kosova është në pandemi diplomatike nga “virusi” Albin Kurti. Nuk ka projekte, nuk ka zhvillim. Krejt çka kemi sot është ajo që ka lënë trashëgimi qeverisja e Hashim Thaçit.” – shkruan Maxhuni.
Ai ka përmendur se krejt çka kemi sot është ajo që ka lënë trashëgimi qeverisja e Hashim Thaçit.
Postimi i plotë:
Qeverisja aktuale ka stagnu brenda e është izolu nga jashtë. Kosova është në pandemi diplomatike nga “virusi” Albin Kurti. Nuk ka projekte, nuk ka zhvillim. Krejt çka kemi sot është ajo që ka lënë trashëgimi qeverisja e Hashim Thaçit.
Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!
#PDK125
#BedriHamza1
#LorikMaxhuni27















