Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistë dhe fëmijë, duke e quajtur këtë si kalkulim për vota, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Qytetarët e Kosovës nuk janë për me u trajtu me nga 100 euro në prag të fushatës, sikur dinjiteti e vota e tyne kanë çmim. Mas shumë vitesh me shtrenjtim, pasiguri ekonomike e mungesë perspektive, kjo duket veç si një tentim i vonshëm me mbulu dështimin.” – shkruan Maxhuni.
Postimi i plotë:
Kur një qeverie iu kujtohen pensionistët, studentët e punëtorët veç pak ditë para zgjedhjeve, kjo nuk quhet kujdes social kjo quhet kalkulim për vota.
Qytetarët e Kosovës nuk janë për me u trajtu me nga 100 euro në prag të fushatës, sikur dinjiteti e vota e tyne kanë çmim. Mas shumë vitesh me shtrenjtim, pasiguri ekonomike e mungesë perspektive, kjo duket veç si një tentim i vonshëm me mbulu dështimin.
Prandaj, Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse duhet me e pa me seriozitet këtë vendim dhe kohën kur po merret, sepse demokracia nuk guxon me u përdor për pazare politike me paret e qytetarëve.
Kosova meriton zhvillim e dinjitet, jo manipulim për vota.













