Kandidati i PDK-së për deputet me numër 27, Lorik Maxhuni ka zhvilluar një takim me gratë e Vushtrrisë, nga të cilat ka marrë përkrahje për zgjedhjet e 7 qershorit.
Maxhuni thotë mbështetja e grave është inkurajim për të vazhduar me përkushtim punën drejt ndërtimit të një Kosove më të zhvilluar.
Postimi i Lorik Maxhuni:
Sot së bashku me Vlora Çitakun zhvilluam një takim me gratë e Vushtrrisë, ku patëm mundësinë të dëgjojmë nga afër shqetësimet, idetë dhe vizionin e tyre për të ardhmen.
Mbështetja dhe besimi që ato na japin përbëjnë një inkurajim të rëndësishëm për të vazhduar me përkushtim punën drejt ndërtimit të një Kosove më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë qytetarët.
#PDK125
#LorikMaxhuni27















