Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

30 rrenat e Bali Muharremajt – si i mashtroi qytetarët e Suharekës me premtime boshe

09/09/2025 - 10:29
në Kryesore, Lajme
A A
30 rrenat e Bali Muharremajt – si i mashtroi qytetarët e Suharekës me premtime boshe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mandati i dytë i Bali Muharremajt si kryetar i Komunës së Suharekës po hyn në ditët e fundit, ndërkohë që zgjedhjet e reja lokale janë në prag. Në vend që ky mandat të mbyllej me rezultate të dukshme, ai po përmbyllet me shumë premtime të pambajtura, të cilat kanë mbetur vetëm fjalë të shkruara në letër

Nga gjithsej 78 premtime të dhëna për mandatin 2021-2025, sipas Instituti GAP vetëm 27 janë përfunduar, 8 janë gjysmë të realizuara, 13 janë në proces, ndërsa plot 30 premtime nuk kanë filluar fare.

Dhe këto nuk janë projekte të vogla, por zotime madhore që preknin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, ekonominë, mjedisin, arsimin, sportin dhe imazhin e qytetit.

Në mesin e këtyre 30 zotimeve të parealizuara është ndërtimi i objektit të ri komunal dhe krijimi i sistemit digjital për gjendjen civile. Premtimi për bashkëpunim me IKAF për certifikimin e studentëve të ekonomisë nuk ka nisur, ashtu siç nuk kanë nisur bursa e stimulime për të rinjtë e Suharekës.

Në letër mbetën edhe idetë për zhvillimin e turizmit malor, licencimin e staneve dhe fermave mikpritëse, funksionalizimin e agrozonës në Samadrexhë dhe ndërtimin e shtëpive malore për akomodimin e turistëve.

Po ashtu, nuk u realizua ndarja e 5 hektarëve tokë në Parkun Ekonomik të Shirokës për shërbimet emergjente dhe ndërmarrjet publike. Nuk ka nisur as projekti për trajtimin e ujërave industriale në zonën industriale, ndërkohë që as premtimi për fasadimin dhe ngjyrosjen e qytetit nuk u prek kurrë.

Edhe sporti nuk përfundoi më mirë: klubi “Ballkani” nuk mori hapësirat e premtuara, ndërsa klubi i basketbollit “Ylli” nuk pa asnjë hap drejt palestrës së re.

Në fushatë u tha se bizneset do të përfitonin lehtësime tatimore për çdo punëtor të ri të punësuar, por kjo mbeti një tjetër rrenë elektorale. Po aq boshe rezultuan edhe zotimet për startup-et, freelancing-un, restaurimin e trashëgimisë kulturore, anëtarësimin në UNESCO dhe krijimin e Drejtorisë së Emergjencave.

Pra, 30 premtime të mëdha të mandatit të dytë kanë mbetur të paralizuara, duke e shndërruar këtë mandat në një listë të gjatë premtimesh të parealizuara.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Komuna e Suharekës për arsyet e mosrealizimit të këtyre projekteve, por deri në publikimin e materialit nuk ka marrë asnjë përgjigje./Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Importi dhe eksporti i energjisë elektrike në Kosovë arrijnë nivele rekord në janar

Importi dhe eksporti i energjisë elektrike në Kosovë arrijnë nivele rekord në janar
16/03/2026 - 20:19

gjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se në janar 2026 është shënuar një rritje e prodhimit bruto të energjisë nga hidrocentralet, si dhe një rritje e...

Më shumëDetails

Trump thotë se Britania nuk donte t’i ndihmonte SHBA-të kundër Iranit

Trump thotë se Britania nuk donte t’i ndihmonte SHBA-të kundër Iranit
16/03/2026 - 19:33

Donald Trump e ka “sulmuar” sërish Mbretërinë e Bashkuar, duke e renditur atë midis kombeve që kanë refuzuar të ndihmojnë në luftën kundër Iranit. Duke folur në Shtëpinë...

Më shumëDetails

Rrustemi: Po të mos ishte VV-ja në pushtet, veriu do të ishte ende nën kontrollin e Radoiçiqit dhe barrikadave

Rrustemi: Po të mos ishte VV-ja në pushtet, veriu do të ishte ende nën kontrollin e Radoiçiqit dhe barrikadave
16/03/2026 - 19:30

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se po të mos ishte VV-ja në qeveri, sot gjendja në veri do të ishte me Radoiçiqin dhe me barrikadat. Ai...

Më shumëDetails

VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, mbi 120 mijë ua dha mediave të preferuara

VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, mbi 120 mijë ua dha mediave të preferuara
16/03/2026 - 19:17

Partia në pushtet ka shpenzuar shumë më shumë se sa edhe partitë e tjera; PDK gjithsej 2 milion e 166 mijë euro, LDK gjithsej 1 milionë e 335...

Më shumëDetails

Krasniqi: Kurti u përpoq të duket se s’bën lëshime në Veri, por në fund ka lëshuar pe

Krasniqi: Protesta e sotme tregon sa i ligë është Albin Kurti
16/03/2026 - 19:00

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës deklaroi a se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar sa i përket Ligjit për të Huajt.Ai tha se që nga fillimi i...

Më shumëDetails

Ismet Kryeziu: A është kaosi politik strategji e qëllimshme e Lëvizja Vetëvendosje?

Ismet Kryeziu: A është kaosi politik strategji e qëllimshme e Lëvizja Vetëvendosje?
16/03/2026 - 18:42

Aktivisti i shoqërisë civile thotë se krizat institucionale dhe përplasjet politike mund të jenë pjesë e një strategjie më të gjerë politike. Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë