Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

34 vite shtet Maqedonia e veriut, Abazi: Që nga shpallja e pavarësisë shqiptarët në gjendje të rëndë

08/09/2025 - 14:58
në Lajme
A A
34 vite shtet Maqedonia e veriut, Abazi: Që nga shpallja e pavarësisë shqiptarët në gjendje të rëndë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 34-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga ish-Federata Jugosllave, përmes referendumit të 8 shtatorit 1991.

Në atë kohë, mbi 95 për qind e qytetarëve që morën pjesë u deklaruan pro shtetit të pavarur, edhe pse referendumi u bojkotua nga pjesa më e madhe e shqiptarëve në Maqedonisë, të cilët kërkonin status të autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e tyre në Kushtetutën e re.

Jahja Abazi, aktivist për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, për GazetaBlic tha se shqiptarët që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë gjenden në situatë të rënduar dukë kërkua gjithmonë barazi e të drejta.

“Që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë në fillim të viteve ’90, shqiptarët u gjendën në një pozitë të dyfishtë: nga njëra anë, si popull autokton me kërkesë legjitime për barazi, e nga ana tjetër, të përballur me një shtet që ngurroi ta pranojë realitetin multietnik. Prej ditës së parë, rrugëtimi i tyre ka qenë i ngarkuar me tensione, padrejtësi dhe përpjekje të pareshtura për të fituar statusin që u takon me të drejtë. Një rrugë që shpeshherë u pagua shtrenjtë, por që mbeti gjithnjë e gjallë falë rezistencës politike, kulturore dhe shpirtërore”, tha Abazi për GazetaBlic.

Tutje Abazi, thotë se pikat e marrëveshjes së Ohrit mbeten të parealizuara, si pasojë e mos interesimit nga e elitave politike shqiptare, të cilat shpesh e kanë përdorur kauzën kombëtare si kartë për pushtet.

“Marrëveshja e Ohrit në vitin 2001 u paraqit si një kthesë historike, duke ofruar shpresë për një barazi të premtuar. Megjithatë, realiteti tregoi se shumë nga ato premtime mbetën në letër, ose u zbatuan në mënyrë të cunguar. Arsimi, përfaqësimi në institucione, përdorimi i gjuhës shqipe dhe zhvillimi ekonomik në zonat shqiptare janë fusha ku diferencat dhe diskriminimi shpeshherë janë të dukshme. Kjo gjendje nuk është vetëm pasojë e vullnetit të munguar të shtetit, por edhe e elitave politike shqiptare, të cilat shpesh e kanë përdorur kauzën kombëtare si kartë për pushtet, pa arritur ta përkthejnë në rezultate të prekshme. Pozita e opozita shpesh janë ndërruar role, por asnjëherë përgjegjësi”, u shpreh ai.

Veç kësaj, ai tha se shqiptarët vazhdojnë të përballen me kontradikta të ndryshme. Sipas tij ata e mbajnë sistemin në Maqedoni por në shumë raste mbesin në periferi.

“Sot, në këtë 34-vjetor të pavarësisë së Maqedonisë, shqiptarët vazhdojnë të përballen me një kontradiktë të madhe: ata janë gjysma e forcës politike që e mban në këmbë sistemin, por shpesh ndihen sikur janë në periferi të tij. Ky paradoks thellohet kur shihet se partitë shqiptare, në vend që të jenë zë i barazisë së vërtetë, shpesh janë bërë pjesë e pazareve të pushtetit. E ardhmja e shqiptarëve nuk mund të matet më me premtime boshe, por me rezultate konkrete që prekin jetën e përditshme nga shkolla deri te spitali, nga punësimi deri te barazia para ligjit. Shqiptarët nuk kanë më luksin të presin gjenerata të tjera, barazia nuk është privilegj, por e drejtë që kërkon lidership të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të paanshëm ndaj interesit kombëtar”, tha ai. 

JU REKOMANDOJMË

Musliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit
Lajme

Musliu: Kushtetuesja u tregua tolerante ndaj adoleshencës së Kuvendit

08/09/2025 - 18:36
“Tallava parti”: Burjani kritikon Vetëvendosjen për barazinë gjinore në politikë në zgjedhjet lokale
Lajme

“Tallava parti”: Burjani kritikon Vetëvendosjen për barazinë gjinore në politikë në zgjedhjet lokale

08/09/2025 - 18:34
Shefi i EULEX-it për deklaratat e Kurtit ndaj Kushtetueses: Pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë
Lajme

Shefi i EULEX-it për deklaratat e Kurtit ndaj Kushtetueses: Pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë

08/09/2025 - 18:28
Fluturaket pa pilot, Kurti: Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë
Lajme

Fluturaket pa pilot, Kurti: Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë

08/09/2025 - 18:24
Ambasadorja holandeze pret redaktorët që u larguan nga moderimi në RTK: Do t’i ndjekim me vëmendje zhvillimet shqetësuese në media
Lajme

Ambasadorja holandeze pret redaktorët që u larguan nga moderimi në RTK: Do t’i ndjekim me vëmendje zhvillimet shqetësuese në media

08/09/2025 - 18:18
Një nga rrugët kryesore të Zvicrës mbyllet sonte
Lajme

Një nga rrugët kryesore të Zvicrës mbyllet sonte

08/09/2025 - 18:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    Aktivisti dorëhiqet nga Vetëvendosje, u kërkon falje publike miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Familjari i Blerta Deliut del në mbështetje të Sokol Halilit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Më në fund Mirlind Daku uron Vesa Vllasaliun për ditëlindje, ja urimi i tij (Foto)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Komuna më e vogël në Kosovë, me numrin më të madh të kandidatëve për kryetar komune

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë