Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka marrë mbështetje nga strukturat e kësaj partie në Shtime, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Aliu tha se aty pa se strukturat ishin të bashkuara dhe të vendosur për t’i dhënë forcë vizionit për zhvillim, mirëqenie dhe ndryshim për Kosovën.
Postimi i plotë:
Në takimin me strukturat e PDK-së në Shtime, pamë nga afër mobilizimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për fitoren e madhe të 7 qershorit. Të bashkuar dhe të vendosur, po i japim forcë vizionit për zhvillim, mirëqenie dhe ndryshim pozitiv për Kosovën.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të palëkundur!
#NdryshoKosovën
#PDK125
#BedriHamza1
Lulzim Aliu Nr. 35 ✅














