Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka takuar disa nga të burgosurit politik, sakrificën e të cilëve e ka voerëduar lartë duke dhënë se ajo qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë, shkruan Veriu.info.
“Përballë padrejtësive, burgjeve dhe represionit, ata nuk u dorëzuan kurrë, por vazhduan ta mbrojnë idealin e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Sakrifica, guximi dhe përkushtimi i tyre mbeten frymëzim për çdo brez dhe obligim për ta ruajtur e forcuar shtetin tonë.” – shkruan 35-shi i PDK-së.
Postimi i plotë:
Vepra heroike e të burgosurve politikë dhe sakrifica e tyre qëndrojnë fuqishëm në themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë. Ata ishin zëri i rezistencës dhe simbol i qëndresës në kohët më të vështira për popullin tonë.
Përballë padrejtësive, burgjeve dhe represionit, ata nuk u dorëzuan kurrë, por vazhduan ta mbrojnë idealin e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Sakrifica, guximi dhe përkushtimi i tyre mbeten frymëzim për çdo brez dhe obligim për ta ruajtur e forcuar shtetin tonë.
Sot, me respekt dhe mirënjohje, kujtojmë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë kombëtar dhe institucional.
#NdryshojmëKosovën
PDK 125 ✅
Bedri Hamza Nr. 1 ✅
Lulzim Aliu Nr. 35 ✅


















