Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për numrat e partive politike.
Në bazë të shortit të tërhequr, në zgjedhjet e 9 shkurtit LDK do të mbajë numrin 124.
Pas ndarjes së numrave ka reaguar me një postim edhe kandidatja për deputet, Rrezarta Krasniqi, e cila thitë se numri 124 është numër i fitoresm
“Numri 124 është numri i fitores. Është numri që do të mbahet në mend si numër i ndryshimit”, ka shkruar Rrezarta Krasniqi, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit mbanë numrin 36 në listën e kandidatëve të LDK-së.