Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

28/06/2025 - 15:26
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në Kosovë me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka gjetur se kompanisë “Ballkan Fruits” Sh.P.K. i është refuzuar importi i qindra kilogramëve pjepër për shkak të nivelit të lartë të nitrateve, të cilat paraqesin rrezik për kancer.

Veriu.info ka siguruar vendimin e nxjerrë nga AUV, vitin e kaluar, ku thuhet mallit të sjellë nga “Ballkan Fruits” Sh.P.K. në pikën kufitare në Hani i Elezit i janë bërë analizat laboratorike për përcaktimin e nitrateve, ku niveli i tyre ka dalë 250 mg/lit, që sipas AUV është nivel shumë i lartë i nitrateve.

 

Duke u bazuar në këto analiza laboratorike, AUV më datë 18.06.2024 ka nxjerrë vendim për refuzim të importit të 550 kilogram pjepër për kompaninë  “Ballkan Fruits” Sh.P.K.

Sipas dokumenteve që i posedon Veriu.info, kjo sasi e pjeprit nga  “Ballkan Fruits” Sh.P.K. ishte blerë në Maqedoni të veriut.

Çka janë nitratet?

Nitratet janë kripëra të acidit nitrik që gjenden në ushqim. Nëse toka përmban një sasi të tepërt të plehrave azotike, atëherë produkti do të ketë nitrat të lartë. Përmbajtja e nitrateve është një tregues i cilësisë së përgjithshme të produktit.  Nëse ka shumë prej tyre, produkti nuk është natyral dhe miqësor me mjedisin, përmban më pak vitamina. Pasi kemi ngrënë një produkt me nitrat të lartë, do të kemi fryrje ose dhimbje koke, në rastin më të keq – helmim.  Por nëse produkte të tilla ka rregullisht, nitratet shkaktojnë shfaqjen e formacioneve malinje.

Rreziqet nga nivelet e larta të nitrateve në pjepër?

Methemoglobinemia (“sindroma e foshnjës blu”):

  • Te foshnjat, nitratet mund të bllokojnë aftësinë e gjakut për të bartur oksigjenin.
  • Ky rrezik është më i lartë nëse fëmija konsumon ushqime të kontaminuara ose ujë të ndotur me nitrate.

Formimi i nitrozaminave kancerogjene:

  • Në stomak, nitratet mund të kthehen në nitrite dhe më pas në nitrozamina, që janë të lidhura me rrezikun për kancer të stomakut dhe ezofagut.

Stresi oksidativ dhe dëmtimi i qelizave:

  • Nivelet e larta mund të ndikojnë negativisht në qelizat dhe të çojnë në inflamacion apo dëmtime afatgjata.

Simptoma akute nga ekspozimi i madh:

  • Marramendje, të përziera, dhimbje koke, lodhje të tepruar.

JU REKOMANDOJMË

VIDEO e vr’asjes së rëndë në Suharekë në sy të gruas dhe fëmiut

VIDEO e vr’asjes së rëndë në Suharekë në sy të gruas dhe fëmiut
24/11/2026 - 21:07

Ngjarja e rëndë në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, ku mbeti i vrarë S.D., ka zgjatur më pak se dy minuta. Pamjet e kamerave të sigurisë...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar

Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar
24/11/2026 - 20:53

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për 28 Nëntorin, tha se kjo ditë bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin...

Më shumëDetails

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin Arbër Rexhaj

Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin Arbër Rexhaj
24/11/2026 - 20:31

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kundërshtuar miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, duke pretenduar se për miratimin e...

Më shumëDetails

Sllovenia ndalon fileto peshku të ngrirë, u importua edhe në Kosovë por AUV ende në “gjumë”, asnjë njoftim për tërheqje nga tregu

Sllovenia ndalon fileto peshku të ngrirë, u importua edhe në Kosovë por AUV ende në “gjumë”, asnjë njoftim për tërheqje nga tregu
24/11/2026 - 20:02

Autoritete sllovene zyrtarisht kanë ndaluar shitjen e fileto peshku pangasius nga Vietnami, pasi gjatë kontrollit tek ky produkt u gjet karbonat natriumi (E500), aditiv që nuk lejohet për...

Më shumëDetails

Skandal i ri në rrjetin e Çaushollit: “CFO Pharm” në Skenderaj punoi gjithë ditën pa farmacist, gjobitet me 3 mijë € (Dokument)

Skandal i ri në rrjetin e Çaushollit: “CFO Pharm” në Skenderaj punoi gjithë ditën pa farmacist, gjobitet me 3 mijë € (Dokument)
24/11/2026 - 19:12

Në vazhdën e publikimeve për shkeljet ligjore te rrjetit farmaceutik të “CFO Pharm” në pronësi të Nadir Çaushollit, sot prezantojmë rastin e shkeljeve ligjore flagrante nga “CFO Pharm,...

Më shumëDetails

Befason Lutfi Haziri: Zbulon diçka të papërmendur deri tani për presidenten Shiroka Pula lidhur me KEDS-in

Befason Lutfi Haziri: Zbulon diçka të papërmendur deri tani për presidenten Shiroka Pula lidhur me KEDS-in
24/11/2026 - 18:57

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri,  ka zbuluar një detaj interesant për presidenten aktuale Justina Shiroka Pula. Ai ka thënë se Shiroka Pula ishte kundër privatizimit të distribucionit nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kryetari Xheladini ndan qindra-mijëra euro pa prokurim për shërbime, dyshime se procesi u montua në favor të OJQ-ve të caktuara

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta dy persona ndihmuan Albert Sylajn pasi vrau Arlindën, njëri e largoi nga vendi i ngjarjes kurse tjetri e strehoi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bayerni ia mbyll derën yllit të Real Madridit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ndodh edhe kjo: Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë