Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

40 mijë euro për OJQ pa thirrje publike, kontrata me kompani të papërgjegjshme dhe projekte të nisura pa leje – ZKA zbulon një sërë shkeljesh në Prishtinë

26/06/2026 - 17:50
në Lajme
A A
40 mijë euro për OJQ pa thirrje publike, kontrata me kompani të papërgjegjshme dhe projekte të nisura pa leje – ZKA zbulon një sërë shkeljesh në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Komunën e Prishtinës për vitin 2025 ka nxjerrë në pah një sërë shkeljes në Komunën e Prishtinës.

Raporti thotë se gjatë vitit 2025 Komuna e Prishtinës është përballur me vështirësi të konsiderueshme financiare, kryesisht si pasojë e pagesave të larta të realizuara në bazë të vendimeve gjyqësore.

Sipas auditorëve, deri më 31 dhjetor 2025, këto pagesa kishin arritur vlerën prej 45.69 milionë euro, duke ndikuar ndjeshëm në menaxhimin e buxhetit dhe realizimin e obligimeve të tjera financiare.

Shpërblimi i operatorëve të papërgjegjshëm dhe vonesa në realizim

Një pjesë e konsiderueshme e gjetjeve të auditorëve lidhen me procedurat e prokurimit publik dhe realizimin e investimeve kapitale.

Sipas raportit, në një kontratë shërbimesh, një pjesë e punëve ishte realizuar nga një operator ekonomik që nuk ishte pjesë e kontratës dhe nuk ishte miratuar sipas procedurave të parapara për nënkontraktim.

“Në një kontratë për shërbime, një pjesë e shërbimeve ishte realizuar nga operator ekonomik që nuk ishte pjesë e kontratës dhe nuk ishte aprovuar sipas procedurave të parapara për nënkontraktim”, thuhet në raport.

Auditorët kanë konstatuar gjithashtu se Komuna kishte përdorur kontratë kornizë me çmime për njësi duke përfshirë edhe pragun prej 30 për qind, veprim që ishte në kundërshtim me Rregulloren e Prokurimit Publik.

Po ashtu, në një rast komuna kishte shpërblyer operatorin ekonomik edhe pse oferta përmbante gabime aritmetike dhe paralogaritje që tejkalonin pragun e lejuar prej +/-5 për qind.

Megjithatë, komisioni vlerësues nuk i kishte trajtuar këto gabime sipas kërkesave ligjore dhe kontrata ishte nënshkruar mbi bazën e ofertës së pakorrigjuar.

“Përkundër kësaj, komisioni i vlerësimit nuk kishte identifikuar dhe trajtuar gabimet aritmetike sipas kërkesave të rregullores, kishte rekomanduar operatorin ekonomik për shpërblim të kontratës dhe kontrata ishte nënshkruar bazuar në vlerën e pakorrigjuar të ofertës“.

Projekte të nisura pa leje dhe pa fonde

Raporti evidenton edhe shkelje serioze në menaxhimin e investimeve kapitale.

Sipas auditorëve, Komuna kishte hyrë në obligime kontraktuale për realizimin e projekteve kapitale pa pasur fonde të mjaftueshme të siguruara paraprakisht, në kundërshtim me Ligjin e Buxhetit.

Po ashtu, në dy raste ishin iniciuar procedurat e prokurimit dhe ishin nënshkruar kontrata për projekte ndërtimore para se të siguroheshin lejet, pëlqimet dhe kushtet administrative e ligjore të nevojshme.

“Komuna në dy raste kishte filluar procedurat e prokurimit dhe kishte hyrë në obligime kontraktuale për realizimin e projekteve kapitale para sigurimit të lejeve, pëlqimeve dhe kushteve të nevojshme administrative e ligjore për realizimin e punimeve, duke rezultuar me pezullim të punimeve”, thuhet në raport.

Auditimi ka gjetur gjithashtu se në 46 raste pagesat për investime kapitale, në vlerë mbi 10.1 milionë euro, janë realizuar duke marrë mjete nga projekte të tjera kapitale pa miratimin paraprak të Kuvendit Komunal.

Në gjashtë raste projektet kapitale nuk janë realizuar brenda afateve të kontraktuara, ndërsa në katër raste janë ndryshuar pozicionet dhe sasitë e kontratave pa miratimet paraprake të kërkuara nga rregullat e prokurimit publik.

ZKA-ja, përveç kësaj, ka theksuar se janë evidentuar edhe vonesa të gjata në shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimore, të cilat në disa raste kanë zgjatur deri në tre vjet, duke tejkaluar ndjeshëm afatet ligjore.

Në një nga rastet e identifikuara, kontrata për projektin “Ndërtimi i Sheshit Xhorxh Bush”, me vlerë mbi 18 milionë euro, ishte nënshkruar para se të sigurohej pëlqimi nga Drejtoria e Urbanizmit, i cili është dhënë më shumë se një muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Ndërkohë, në gjashtë raste të tjera, shqyrtimi i lejeve ndërtimore është zvarritur për periudha të gjata, duke ndikuar si në realizimin e projekteve publike, ashtu edhe në ofrimin me kohë të shërbimeve për qytetarët.

Subvencionimi i OJQ-ve pa thirrje publike

Një tjetër gjetje lidhet me financimin e organizatave joqeveritare.

Auditorët kanë konstatuar se Komuna kishte financuar një OJQ në vlerë prej 40 mijë euro, pa zhvilluar procedurën e thirrjes publike, në kundërshtim me rregulloren për financimin publik të OJQ-ve.

“Për realizimin e projektit “Liga e shkollave të Prishtinës, kryetari i Komunës kishte nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me Federatën e Futbollit të Kosovës. Megjithatë, nga dokumentacioni i siguruar nuk rezulton se ishte paraqitur kërkesë nga përfituesi, se projekti ishte shqyrtuar dhe vlerësuar, si dhe se ishte zhvilluar procedurë e thirrjes publike për përzgjedhjen e projektit. Si rrjedhojë, financimi në vlerë prej 40,000€ ishte realizuar pa dëshmi për përmbushjen e procedurave të kërkuara për financimin publik të OJQ-ve. Kjo ka ndodhur si rezultat i financimit përmes marrëveshjes së bashkëfinancimit, pa u siguruar zbatimi i procedurave dhe dokumentacionit të kërkuar për financimin e OJQ-ve“, thuhet në raport.

ZKA shtoi se financimi i OJQ-ve pa thirrje publike zvogëlon transparencën dhe konkurrencën e barabartë, si dhe rrit rrezikun që mjetet publike të ndahen pa vlerësim të dokumentuar të nevojës, arsyeshmërisë dhe përfitimit për Komunën.

JU REKOMANDOJMË

Nushi: Kurti mund të mposhtet vetëm me angazhim serioz politik

Nushi: Kurti mund të mposhtet vetëm me angazhim serioz politik
26/06/2026 - 18:37

Nol Nushi vlerëson se Partia Socialdemokrate ka qenë e vetmja opozitë e mirëfilltë ndaj Qeverisë së Albin Kurtit gjatë gjashtë viteve të fundit, teksa ka kritikuar partitë e...

Më shumëDetails

Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, jo me u nda, por me u bashku rreth nji legjitimiteti dhe lidershipi të ri!

Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët
26/06/2026 - 18:28

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë subjekt politik ku po kërkohet dorëheqja e Abdixhikut pas humbjes në...

Më shumëDetails

Dyshohet për copa metali, hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani

Dyshohet për copa metali, hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani
26/06/2026 - 18:08

Prodhuesi i njohur i ëmbëlsirave Ferrero ka tërhequr nga tregu një seri të caktuar të kekëve me Nutella në Gjermani, pasi ekziston mundësia që ato të përmbajnë fragmente...

Më shumëDetails

Fundjavë përvëluese në Kosovë, ja deri në sa arrijnë temperaturat

Fundjavë përvëluese në Kosovë, ja deri në sa arrijnë temperaturat
26/06/2026 - 18:01

Gjatë fundjavës, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta...

Më shumëDetails

VV e ndan një video të Rizvanollit për gazin: Ne kurrë me Rusinë , as në energji e as në asnjë fushë tjetër

VV e ndan një video të Rizvanollit për gazin: Ne kurrë me Rusinë , as në energji e as në asnjë fushë tjetër
26/06/2026 - 17:02

Lëvizja Vetëvendosje kanë ndarë një video të ministrës Artane Rizvanolli ku flet për çështjen e sigurisë energjetike dhe gazit amerikan. Kjo pas akuzave të shumta rreth qëndrimit të...

Më shumëDetails

Kontrata të tejkaluara, 23.7 milionë euro pa garanci dhe miliona euro subvencione pa kontroll – gjetjet e Auditorit në Ministrinë e drejtuar nga Hajrulla Çeku

Kontrata të tejkaluara, 23.7 milionë euro pa garanci dhe miliona euro subvencione pa kontroll – gjetjet e Auditorit në Ministrinë e drejtuar nga Hajrulla Çeku
26/06/2026 - 16:50

Nga tejkalimet e kontratave dhe pagesat për punë të parealizuara, te kontratat milionëshe pa garanci dhe shpërndarja jotransparente e subvencioneve — raporti i ZKA dokumenton një model të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Të hënën mblidhet LDK-ja, Syla zbulon skenarët që po diskutohen

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4