Në KQZ janë procesuar 45.80% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti aktualisht ka marrë 158 mijë e 10 vota, shkruan Reporteri.net.
Në vend të dytë deri tani është Glauk Konjufca me 122 mijë e 905 vota.
Me 64 mijë e 209 vota është Albulena Haxhiu.
Vendin e katërt deri tani e zë Hekuran Murati me 63 mijë e 687 vota, ndërsa të pestin Donika Gërvalla-Schwarz me 56 mijë e 717 vota.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, të drejtë vote patën 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, por që këtë të drejtë e shfrytëzuan 899 mijë e 517 prej tyre.













