Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘51,42% të vendvotimeve në Mitrovicë me kod të gabuar’: Kështu e kontestoi Gruda vendimin e PZAP-së në Supreme

16/11/2025 - 19:50
në Kryesore, Lajme
A A
Gruda, PDK: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e Rastit Dehari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

PZAP e pranoi si të mirëqenë dhe thjesht-ashtu justifikimin e CETIS-it dhe KQZ-së për “gabim teknik” në shtypje të numrave serikë që dolën masivisht të shthurura në dhjetëra vendvotime në Mitrovicë. Dhe atë, pa u bazuar në asnjë hetim apo eskpertizë mbi çështjen.

Kështu argumentoi para Gjykatës Supreme, Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës pas vendimit të PZAP-së për të rrëzuar ankesë/kërkesën për përsëritje të tërësishme të votimit në Mitrovicë, çka ata besojnë të përbëjë rast vjedhje zgjedhore. Në kontestimin 18 faqësh që ka lexuar Nacionale, juristi dhe deputeti Gruda sfidon logjikën vendimarrëse të PZAP-it dhe e situon para provave, sipas tij, të pakontestueshme, që do të duhej të shërbenin për Gjykatën Supreme si arsye e mjaftueshme ligjore për të dërguar Mitrovicën në rivotim.

Gruda iu referua vetë shpjegimit të KQZ-së para PZAP-së për “54 vendvotimeve nga 105” që kanë pasur gabim në numra serik, përkatësisht në 51.42% të vendvotimeve.

Ai rikujtoi “precedentë” të mëhershëm veprimi të Gjykatës Supremes, kur më 2011 e kishte dërguar në rivotim komunën e Mitrovicës veçse llampat verifikuese nuk kishin funksionuar për dy orë “çka dëshmon se shkelje shumë më të vogla kanë çuar në përsëritje të procesit”.

Si përfundim, ai kërkoi që Supremja të urdhërojë KQZ-në për ripërsëritje të zgjedhjeve në Mitrovicë.

Në ankesën e dorëzuar, PDK kritikon Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke thënë se ky i fundit “nuk ka trajtuar kërkesën tonë, por e ka bazuar vendimin mbi raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili është pjesëmarrës në parregullsi”.

PDK argumenton se shumë fletëvotime janë gjetur në vendvotime të tjera ose pa vulë, ose të vulosura dy herë, duke krijuar një situatë që ata e quajnë “treni bullgar”. Ata pretendojnë se këto nuk janë gabime të vogla, por shkelje që “shkojnë në thelbin e integritetit demokratik” dhe se “vetëm një rivotim i plotë në Mitrovicë mund të rikthejë besimin e qytetarëve”.

Sipas ankesës, disa parregullsi të tjera përfshijnë pjesëmarrje më të lartë në raundin e dytë se sa në të parin dhe presion mbi qytetarët, siç raportohet në rastin e një kafeneje që u detyrua të mbyllej gjatë ditës së zgjedhjeve.

PDK gjithashtu kritikon procesin e PZAP-it për verifikim të shpejtë të 105 kutive të votimit brenda vetëm dy ditësh, duke përjashtuar përfaqësuesit e partisë nga procesi.

PDK thekson se KQZ dhe kompania sllovake “Cetis”, përgjegjëse për printimin e fletëvotimeve, kanë pranuar gabime të printimit që prekin 54 nga 105 vendvotime, më shumë se gjysmën e komunës. Megjithatë, PZAP vendosi se gabimet nuk janë të mjaftueshme për të anuluar zgjedhjet, vendim që PDK e quan “arbitrar dhe jokushtetues”.

Ankesa i referohet ligjit zgjedhor, sipas të cilit çdo fletëvotim duhet të ketë numër unik serial dhe kodin e vendvotimit.

Shkelja e këtyre rregullave, sipas PDK-së, bën që fletëvotimet e prekura të jenë të pavlefshme. Partia gjithashtu citon precedentët e mëparshëm të Gjykatës Supreme, ku në 2011 dhe 2021 janë urdhëruar rivotime për shkak të parregullsive teknike apo procedurale.

Në dokumentin e dorëzuar te Gjykata Supreme, PDK përfshin “fotografi të fletëvotimeve, video dhe deklarata të ekipeve të numërimit” dhe kërkon që KQZ të organizojë rivotimin e plotë sipas standardeve kombëtare dhe evropiane për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

PDK shprehet se “kjo nuk ka të bëjë me politikë; ka të bëjë me sigurimin që çdo votë të llogaritet dhe që qytetarët të kenë besim te procesi”.

JU REKOMANDOJMË

Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave
Kryesore

Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave

16/11/2025 - 21:22
Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë
Kryesore

Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë

16/11/2025 - 21:09
Punëtorët e RTK-së nesër në grevë
Kryesore

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë

16/11/2025 - 19:47
Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale
Kryesore

Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale

16/11/2025 - 19:26
Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi
Kryesore

Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi

16/11/2025 - 19:06
Ushtarët letonezë dhe amerikanë të KFOR-it bëjnë ushtrime për të rritur efikasitetin operativ
Kryesore

Ushtarët letonezë dhe amerikanë të KFOR-it bëjnë ushtrime për të rritur efikasitetin operativ

16/11/2025 - 18:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Numërohen votat e diasporës, Ruzhdi Shehu mposht Agron Kuçin në Junik

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • E tmerrshme: Hysamedin Feraj e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Visar Ymeri i tregon “koalicionet” e VV’së në balotazh- Kurti tha se të gjithë u bënë bashkë kundër tyre

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë