Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se gjashtë persona të dyshuar i kishin përcjellë ato deri në banesën e tyre dhe pasi i kishin futur në një dhomë, nën kërcënimin e thikës ia kanë marrë 4 telefona dhe 300 euro.
Policia tha se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 17.06.2026 – 22:00. Me 26.06.2026 tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë, kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjellë viktimat deri tek banesa e tyre dhe të njëjtit i kishin futur viktimat në një dhomë dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur 4 telefona dhe 300 €”.
“Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.












