Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në të 10-n

31/12/2025 - 08:13
në Lajme
A A
71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në të 10-n
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth gjysma e votave të kandidatëve për deputetë u numëruan deri të martën pasdite.

E, rezultati tregon se nuk do të ketë shumë ndryshime në përbërjen e re të Kuvendit, meqë pritet që pjesë e saj të jenë 71 deputetë të legjislaturës së kaluar, pa përfshirë pakicat.

Aktualisht nga 10 kandidatët më të votuar në Kosovë, 9 janë të Vetëvendosjes e një i PDK-së.

Kandidati më i votuar është Albin Kurti me mbi 182 mijë vota, i dyti Glauk Konjufca me mbi 141 mijë e i treti Bedri Hamza me mbi 83 mijë.
Me rezultatin e votave të rregullta të 28 dhjetorit, Vetëvendosjes i takojnë 56 deputetë.
Në mesin e 10-shes më të votuar, pos Kurtit e Konjufcës, janë edhe Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila e Ejup Maqedonci.

Bazuar në rreth 50-përqindëshin e votave të numëruara, në Kuvend do të hyjnë 41 deputetë të LVV-së të legjislaturës së kaluar.

Në PDK, që ka siguruar 23 ulëse në Kuvend, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryeministër Bedri Hamza, i pasuar nga ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, me mbi 35 mijë vota.
Sipas këtyre rezultateve, 15 deputetë të PDK-së kanë qenë pjesë e Kuvendit edhe në legjislaturën e kaluar, e 8 nga ajo legjislaturë kanë mbetur jashtë. Mandat të ri nuk pritet të sigurojnë edhe Abelard Tahiri e Rashit Qalaj.

Nëse renditja nuk ndryshon, sipas kuotës gjinore, Blerta Deliu, e Arbnore Salihu do të sigurojnë ulëse, e atë do ta humbin Isak Neziri e Altin Krasniqi.

Në mesin e deputetëve të PDK-së, ulëse ka siguruar edhe Eman Rrahmani që iu bashkua këtij subjekti me Listën për Familje. Ai është i 11-ti me radhë për nga votat.

Lidhja Demokratike në këto zgjedhje ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka fituar mbi 39 mijë, i pasuar nga Hykmete Bajrami me rreth 15 mijë më pak.

Në legjislaturën e re, LDK do të vazhdojë të ketë 11 deputetët e kaluar e 4 të rinj, në mesin e tyre edhe Ukë Rugova, si personi i tretë më i votuar brenda listës së partisë.

Nga të dhënat aktuale, janë 8 deputetë të legjislaturës së kaluar që kanë mbetur jashtë Kuvendit, në mesin e tyre edhe Arben Gashi.

Kuota gjinore në LDK nuk do ta ndryshojë listën e fituesve pasi gratë e kësaj partie kanë fituar 5 mandate, aq sa u takojnë edhe me kuotë.

Në AAK ulëset i kanë siguruar Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku e Time Kadrijaj.

Nëse renditja mbetet e njëjtë edhe pas numërimit të 100 për qind të votave, AAK duhet ta plotësojë kuotën gjinore për të siguruar dy ulëse për gratë.

Kësisoj, Agim Çeku do të mbetet pa mandat deputeti, për t’ia lënë vendin Albana Bytyqit.
Nga legjislatura e kaluar, AAK-së jashtë i ka mbetur vetëm Lahi Brahimaj.

Edhe në këto zgjedhje parlamentare, gruaja më e votuar deri tani është Albulena Haxhiu me mbi 74 mijë vota.

JU REKOMANDOJMË

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Gabimi më i madh është të mendosh se rugovizmi është anti-PDK dhe pro-VV, Rugova e donte pluralizmin

31/12/2025 - 08:53
Ironiza Berisha: ‘Pasi deputetët me muaj të tërë po tallen me popullin, sot paskan fillu të tjerët të tallen me ata’
Lajme

Berisha: Mërgimtarin që festoi me “kusia” e ftova në vitin 1998 që t’i bashkohej luftës, më tha që ka problem me zemër

31/12/2025 - 08:47
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezultatet e përditësuara në mëngjes
Lajme

Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezultatet e përditësuara në mëngjes

31/12/2025 - 08:16
Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
Kryesore

Osmani paralajmëron njohje të reja për Kosovën në fillim të vitit 2026

31/12/2025 - 08:12
Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 janar në orën 16:00
Kryesore

Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 janar në orën 16:00

31/12/2025 - 08:00
Peci: Siç po e çrrënjosi kancerin në ministri, ashtu do t’ia bëjë edhe me pirjen e duhanit brenda
Lajme

Peci mesazh LDK-së: Zot runa nëse na bllokojnë për zgjedhjen e Presidentit

30/12/2025 - 22:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Drejtuesit e katër partive të komuniteteve joserbe: Kurti i ka votat tona në Kuvend, do të jemi pjesë e Qeverisë së re

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Jep dorëheqje kryetari i degës së PDK-së

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë