Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në të 10-n

31/12/2025 - 08:13
në Lajme
A A
71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në të 10-n
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth gjysma e votave të kandidatëve për deputetë u numëruan deri të martën pasdite.

E, rezultati tregon se nuk do të ketë shumë ndryshime në përbërjen e re të Kuvendit, meqë pritet që pjesë e saj të jenë 71 deputetë të legjislaturës së kaluar, pa përfshirë pakicat.

Aktualisht nga 10 kandidatët më të votuar në Kosovë, 9 janë të Vetëvendosjes e një i PDK-së.

Kandidati më i votuar është Albin Kurti me mbi 182 mijë vota, i dyti Glauk Konjufca me mbi 141 mijë e i treti Bedri Hamza me mbi 83 mijë.
Me rezultatin e votave të rregullta të 28 dhjetorit, Vetëvendosjes i takojnë 56 deputetë.
Në mesin e 10-shes më të votuar, pos Kurtit e Konjufcës, janë edhe Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila e Ejup Maqedonci.

Bazuar në rreth 50-përqindëshin e votave të numëruara, në Kuvend do të hyjnë 41 deputetë të LVV-së të legjislaturës së kaluar.

Në PDK, që ka siguruar 23 ulëse në Kuvend, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryeministër Bedri Hamza, i pasuar nga ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, me mbi 35 mijë vota.
Sipas këtyre rezultateve, 15 deputetë të PDK-së kanë qenë pjesë e Kuvendit edhe në legjislaturën e kaluar, e 8 nga ajo legjislaturë kanë mbetur jashtë. Mandat të ri nuk pritet të sigurojnë edhe Abelard Tahiri e Rashit Qalaj.

Nëse renditja nuk ndryshon, sipas kuotës gjinore, Blerta Deliu, e Arbnore Salihu do të sigurojnë ulëse, e atë do ta humbin Isak Neziri e Altin Krasniqi.

Në mesin e deputetëve të PDK-së, ulëse ka siguruar edhe Eman Rrahmani që iu bashkua këtij subjekti me Listën për Familje. Ai është i 11-ti me radhë për nga votat.

Lidhja Demokratike në këto zgjedhje ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka fituar mbi 39 mijë, i pasuar nga Hykmete Bajrami me rreth 15 mijë më pak.

Në legjislaturën e re, LDK do të vazhdojë të ketë 11 deputetët e kaluar e 4 të rinj, në mesin e tyre edhe Ukë Rugova, si personi i tretë më i votuar brenda listës së partisë.

Nga të dhënat aktuale, janë 8 deputetë të legjislaturës së kaluar që kanë mbetur jashtë Kuvendit, në mesin e tyre edhe Arben Gashi.

Kuota gjinore në LDK nuk do ta ndryshojë listën e fituesve pasi gratë e kësaj partie kanë fituar 5 mandate, aq sa u takojnë edhe me kuotë.

Në AAK ulëset i kanë siguruar Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku e Time Kadrijaj.

Nëse renditja mbetet e njëjtë edhe pas numërimit të 100 për qind të votave, AAK duhet ta plotësojë kuotën gjinore për të siguruar dy ulëse për gratë.

Kësisoj, Agim Çeku do të mbetet pa mandat deputeti, për t’ia lënë vendin Albana Bytyqit.
Nga legjislatura e kaluar, AAK-së jashtë i ka mbetur vetëm Lahi Brahimaj.

Edhe në këto zgjedhje parlamentare, gruaja më e votuar deri tani është Albulena Haxhiu me mbi 74 mijë vota.

JU REKOMANDOJMË

Çështja e presidentit: Sejdiu nuk përjashton “dramë të momentit të fundit” nga Kurti për ‘fajtorin’ e radhës

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
14/04/2026 - 23:02

Sipas opionistit Dardan Sejdiu, kryeministri Albin Kurti është i përqendruar te gjetja e fajtorëve për situatën politike dhe jo te zgjidhja e saj. Ai paralajmëroi se mund të...

Më shumëDetails

Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta, që nga 1993-ta

Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta, që nga 1993-ta
14/04/2026 - 22:38

Libani dhe Izraeli kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta diplomatike në më shumë se tre dekada, një takim i rrallë që synon t’i japë fund...

Më shumëDetails

Arifi: Veç njerëzit që duan të sundojnë, nuk e ndajnë pushtetin

Arifi: Veç njerëzit që duan të sundojnë, nuk e ndajnë pushtetin
14/04/2026 - 22:34

Opinionisti Avni Arifi, ka deklaruar se vetëm një parti që dëshiron të sundojë ka për qëllim që t’i ketë të gjitha pozitat shtetërore. Në Rubikon, Arifi ka folur...

Më shumëDetails

Ymeri për “rikthimin” e Osmanit: LDK duhet me ia shti lapsin, a ka efekt publik bashkëpunimi

Visar Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si këshillë
14/04/2026 - 22:22

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të marrë një vendim të qartë strategjik lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Vjosa Osmani në zgjedhjet...

Më shumëDetails

Nait Hasani e përmendi emrin e Xhavit Halitit për president, Vlora Çitaku: Nuk është qëndrim i PDK-së

Çitaku, Kurtit: E di që po të mungon Thaçi, por duro edhe pak
14/04/2026 - 22:11

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se “është qëndrim personal i Nait Hasanit dhe jo i PDK-së”, emri i Xhavit Haliit për president. Çitaku në Pressing në T7...

Më shumëDetails

Kërkohet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria

Kërkohet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria
14/04/2026 - 21:54

Lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe kërkoi sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, që të dërgoj kërkesë për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria, pas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për krime lufte (Foto)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Kur flas unë, ti ndalesh”, Musliu largohet nga komisioni pas përplasje me Kryeziun e VV’së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandal: Albi Market ofron zbritje në pije me afat të skaduar (Foto)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Qorrolli u ngrit në këmbë kur Gërvalla u largua nga mbledhja, Tahiri e ngacmon: Duhet me u çu se përndryshe…

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë