Halil Halili, 83-vjeçari nga fshati Reznik të Komunës së Vushtrrisë, ka folur për largimin e të rinjve nga vendi.
Ai ka deklaruar se ndihet mjaft keq për largimin e të rinjve, përfshirë këtu edhe dy djemtë e tij.
“Më kujtohet mirë, me thojke unë du me dal jashtë, këtu nuk ka kurrgjë. I thashë n’mujsh me shku, shko. Shkuan në të zezën, kanë nejtë atje disa vjet pa banesë e qashtu. Tash ka banesë e ka fmi qashtu. Dytë jon bashk ni ven. Ish ngat lufta, para lufte u doke që don me u bo luftë, thash le të shkon mos t’qëllojmë krejt këtu”, ka deklaruar Halili në rrëfimin e tij për lajmi.net.
Ai ka treguar se si njëri nga djemtë e tij nuk kishte pasur mundësi të vinte në Kosovë për 10 vite me radhë.