Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksion policor në Prizren: Pesë të dyshuar për fajde – një i arrestuar, katër në kërkim

16/03/2026 - 14:49
në Kryesore, Lajme
A A
Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar ka goditur sot një grup kriminal në Prizren, i cili dyshohet se përmes fajdesë dhe dhunës i shkaktoi një viktime dëm prej rreth 700 mijë eurosh.

Policia ka identifikuar pesë persona të përfshirë në këtë veprimtari, ku përveç zhvatjes së parave, ata dyshohet se kanë përdorur edhe privimin e kundërligjshëm të lirisë si mjet detyrimi.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot më datë 16.03.2026 ka realizuar një operacion policor të fokusuar në arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhura me fajdenë.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve ndaj pesë personave të dyshuar me inicialet: B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Fajdeja” nga neni 331, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 193 dhe “Detyrimi” nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve të deritanishme, të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë.

Dëmi i shkaktuar ndaj viktimës, sipas vlerësimeve fillestare, arrin shumën rreth 700,000 (shtatëqind mijë) euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450,000 euro shtesë në emër të interesit të fajdesë.

Me urdhëresë të gjykatës janë realizuar kontrolle në pesë lokacione në qytetin e Prizrenit, ku është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa katër persona të tjerë ndodhen në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj personit të arrestuar është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

JU REKOMANDOJMË

359 milionë euro përmes kontratave njëburimore, Bajrami kërkon hetimin e tyre: Përgjegjësi!

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
25/10/2026 - 10:41

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar për numrin dhe vlerën e kontratave njëburimore të lidhura nga organizatat buxhetore në Kosovë. Në një postim në Facebook, Bajrami ka...

Më shumëDetails

23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
25/10/2026 - 10:13

23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore pas protestës së zhvilluar më 24 tetor 2026. Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të lënduarit janë...

Më shumëDetails

Si në aksion filmash në Skenderaj: Vetura godet patrullën gjatë ndjekjes, e nxjerr nga rruga – lëndohen dy policë, shoferi zhduket

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
25/10/2026 - 09:55

Një ndjekje policore në Skenderaj ka përfunduar me një aksident të rëndë, pasi një veturë që po tentonte t’i shmangej Policisë dyshohet se ka goditur automjetin zyrtar, duke...

Më shumëDetails

Pamje nga një qendër në Rashkë ku po votojnë edhe serbët nga Kosova, dy gra alivanosen

Pamje nga një qendër  në Rashkë ku po votojnë edhe serbët nga Kosova, dy gra alivanosen
25/10/2026 - 09:31

Prania e votuesve nga Kosova në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka shkaktuar “bllokadë” në njē qendër votimi në Rashkë. Sipas mediumit KoSSev, vëzhguesit kanë konfirmuar se aty  janë...

Më shumëDetails

Ymeri: QKUK-ja ka 947 infermierë më pak, pavarësisht rritjes së buxhetit

Ymeri: QKUK-ja ka 947 infermierë më pak, pavarësisht rritjes së buxhetit
25/10/2026 - 09:22

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka pretenduar se numri i infermierëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është përgjysmuar, në kohën kur buxheti...

Më shumëDetails

Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje, secila votë ka rëndësi

Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje,  secila votë ka rëndësi
25/10/2026 - 09:13

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh për pjesëmarrje në zgjedhje, duke theksuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë