Kandidati i LDK-së për deputet Naim Hajra bashkë me ish presidenten Osmani vizituan sot për festën e Fiter Bajramit, familjet Nuka, Spahija dhe Murati, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“ Respekt për sakrificën, përkushtimin dhe vlerat që na bashkojnë!” ka shkruar Hajra në postim.
Postimi i plotë:
Bashkë me Vjosen, siç e do tradita e Festës së Bajramit në Mitrovicë, me bakllava e kafe turke, u pritëm nga familje që i dhanë shumë Kosovës dhe historisë sonë kombëtare, ajo e Heroit Besim Nuka, e kryetarit të ndjerë Faruk Spahija, e atdhetarit Mulla Asllan Murati dhe familja Osmani në Zhabar.
Respekt për sakrificën, përkushtimin dhe vlerat që na bashkojnë!
Me njerëzit e mirë, për Mitrovicën dhe Kosovën që duam.
LDK 113 | Naim Hajra 85














