Kandidati i LDK-së për deputet me numër 85, Naim Hajra, ka bërë të ditur se në programin e LDK-së, ndërmarrja Trepça trajtohet si një motor i zhvillimit ekonomik me një investim prej 200 milionë euro.
Ai thotë se synimi i programit të LDK-së është që zinku, plumbi dhe metalet e tjera të Kosovës të mos eksportohen si lëndë e parë, por si produkte të përfunduara me markën “Made in Kosova”
Postimi i Naim Hajra:
Në programin e LDK-së, Trepça trajtohet si një motor i zhvillimit ekonomik, me një investim prej 200 milionë eurosh për modernizimin e sektorit minerar dhe ngritjen e kapaciteteve përpunuese.
Synimi është i qartë: zinku, plumbi dhe metalet e tjera të Kosovës të mos eksportohen si lëndë e parë, por si produkte të përfunduara me markën “Made in Kosova”.
Kjo do të thotë më shumë eksport, më shumë vlerë të shtuar në ekonomi, mijëra vende të reja pune dhe paga më dinjitoze për punëtorët tanë.
Trepça nuk është vetëm e kaluar e lavdishme industriale. Me vizion dhe investime serioze, ajo mund të bëhet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
LDK113 | NaimHajra85 