Një rast i rrahjes së rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku një person ka rrahur viktimën me pjesën e prapme të pistoletës duke i shkaktuar lëndime të rënda, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se rasti ka ndodhur derisa viktima ishte duke ecur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kur i dyshuari fillimisht i ka kërkuar llogari se pse po e shikon dhe pastaj ka filluar përleshja fizike.
Sipas këtyre burimeve i dyshuari ka goditur viktimën me pjesën e pasme të revoles duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se viktima po intervistohet kurse i dyshuari është në kërkim nga Policia.
Veriu.info mëson se viktima është F. Kelmendi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe autoambulanca që ka transportuar viktimën në Spitalin e Mitrovicës ku ka marrë tretman mjekësor.












