
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar katër persona për dallevere gjatë procesit të marrjes së patent shoferëve, raporton Veriu.info.
Burime të Veriu.info nga Prokuroria bëjnë të ditur se katër personat e ndaluar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Siç mëson Veriu.info, ky aksioni është realizuar me masa të fshehta, ku dyshohet se persona të autoshkollave nga jashtë u kanë ndihmuar kandidatëve që u janë nënshtruar përmes diktimit me anë të pajisjeve teknologjike.
Ata janë ndaluar edhe nën dyshimin për dhënie dhe marrje të ryshfetit./Veriu.info












