Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marakli të privilegjeve

19/05/2023 - 15:35
në Opinione
A A
“Festë të dielën, pushim të martën”, Mushkolaj: Pusho shteti, dërrmohu privati-Ligji idiotesk për festa hala është në fuqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje në opozitë kritikonte privilegjet financiare për zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë publikë. Por, tash në pushtet, kjo parti ka “harruar” të merret me to. Për më tepër, po shton privilegje të tjera. Ndërkohë, paga minimale vazhdon të jetë 170 euro.

Imer Mushkolaj

Sa ishte në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje e kritikonte fort ligjin që përcaktonte përftimet e ish-zyrtarëve të lartë politikë. Ky ligj dhe tjetri për presidentin, VV thoshte se duhet ndryshuar, sepse kishin shumë benificione.

“Ka ardhur koha kur ne duhet t’i shkurtojmë disa prej përfitimeve të ish zyrtarëve të lartë, por edhe benificionet që i kanë zyrtarët e lartë, aktualisht… Për mua mbetet e pakuptueshme se si deputeti merrë edhe pagë edhe shtesa në komisione dhe seanca parlamentare”, deklaronte Albulena Haxhiu.

Ndërkaq Glauk Konjufca, tash kryetar i Kuvendit, thoshte se ky ligj është përgatitur me qëllim që politikanët t’ia bëjnë vetes vendin sa më luksoz, atëherë kur nuk do të jenë më në pozita.

“Kur e kam lexuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë, e kam kuptuar se kryeministri Hashim Thaçi po përgatitet për pensionim politik. Tash kur kryeministrit po i afrohet fundi politik, ai ka filluar t’i ndryshojë ligjet për t’ia bërë vetes vendin sa më luksoz, atëherë kur nuk do të jetë më aty ku është. Arsyet janë të qarta, nëse e lexojmë ligjin. Ky është një ligj që e tregon makutërinë e zyrtarëve tanë shtetërorë”, deklaronte ai.

Por tash kur partia e Albin Kurtit është në pushtet, këto deklarata janë harruar. Për më tepër, privilegjet e vjetra vazhdojnë, ndërkaq të reja miratohen.

Ditët e fundit Kryesia e Kuvendit ka miratuar rregulloren e re për shtesa mbi pagën bazë për deputetët dhe për klasifikimin e pagës për stafin mbështetës politik. Nëpërmjet kësaj rregulloreje, kryetari i Kuvendit do të përfitojë nga shtesat pagë gati sa paga bazë. Sipas ligjit për paga, Konjufca merr pagë bazë 1785 euro. Me rregulloren e re për shtesa ai do të përfitojë shtesë të veçantë mujore 30 për qind të pagës bazë, përkatësisht 535.5 euro. Po ashtu, ai do të përfitojë edhe nga një shtesë e veçantë prej 47 për qind të pagës bazë, përkatësisht 838.9 euro. Kështu, në fund të muajit, Konjufca do të ketë të ardhura në shumën 3159 euro. Ndërkaq, nënkryetarët e Kuvendit do të paguhen gjithsej 2251 euro. Pra, në kohën e qeverisjes së VV’së privilegjet jo që po shkurtohen, përkundrazi, po shtohen. Premtimet dhe kritikat e tyre të dikurshme tashmë janë harruar.

* * *

Është e natyrshme që zyrtarët kryesorë publikë të paguhen në shumë të caktuar edhe pas përfundimit të mandatit. Por, në një vend të varfër si Kosova, këto benefite, këto privilegje duhet të rishikohen dhe të reduktohen.

Përderisa ish-politikanët dhe zyrtarët tjerë vazhdojnë t’i gëzojnë privilegjet, gjendja ekonomike e kosovarëve vazhdon të jetë e vështirë.

Qeveria e majtë e Albin Kurtit nuk ka arritur ende të miratojë ligjin për pagën minimale. Ndërkohë që inflacioni ka prekur nivele të larta, paga minimale vazhdon të jetë 170 euro, përkatësisht 130 euro, pensionet nuk janë rritur ndërkohë që kostoja e jetës ka “fluturuar”.

Ashtu si plot premtime të tjera, edhe këto për privilegje zyrtarësh e barazi qytetarësh janë harruar. Tash zyrtarët e VV’së, të rehatuar në pushtet, po i gëzojnë të njëjtat privilegje, të cilat dikur i kundërshtonin. Tash pushtetarët e VV’së po sillen sikurse ata që kanë qeverisur para tyre, ndonëse në pushtet kanë ardhur me premtimin se nuk do të jenë si ata.

Premtimet e VV’së opozitare kanë mbetur vetëm fjalë të bukura që trullosin mendjen e qytetarëve. Më shumë se dy vjet në pushtet, qeveritarët VVistë nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë për ndryshimin e ligjeve që rregullojnë këto privilegje.

Duket se për VV’në ka qenë e lehtë që të akuzojë e kritikojë sa ka qenë në opozitë, por tash po i pëlqen pushteti dhe as po merret me pretendimet e dikurshme. Megjithatë po insiston se nuk ka ndryshuar, se është parimore dhe të tjera budallallëqe të këtij lloji.

Tashmë nuk mund të flitet as për premtime të mbajtura, e as për parime të pandryshuara. Privilegjet që i gëzojnë ata para tyre sot, do t’i gëzojnë këta nesër. Janë bërë marakli të privilegjeve.

JU REKOMANDOJMË

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Shkruan Berat Buzhala: A ka fillu Lufta e Tretë Botërore?

16/06/2025 - 15:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë