Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Le të shkojë në shtëpi”, Hasani i rreptë me Kurtin: S’na duhet autonomi serbe, nëse pranoni jeni të mjerueshëm

19/05/2023 - 16:59
në Lajme
A A
“Le të shkojë në shtëpi”, Hasani i rreptë me Kurtin: S’na duhet autonomi serbe, nëse pranoni jeni të mjerueshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish- i burgosuri politik dhe njëherit edhe një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, në Blic Interview që transmetohet sonte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini dhe Live në Facebookun e Gazeta Blic, thotë se nëse Qeveria Kurti pranon krijimin e një autonomie serbe në Kosovë, atëherë kjo është gjendje e mjerueshme.

Hasani potencoi se nëse ndodhë një gjë e tillë, Qeveria Kurti duhet të rrëzohet.

“Nëse Qeveria pajtohet për krijimin e një autonomie dhe lejon të bëhet një gjë e tillë, atëherë ajo është një dobësi e Qeverisë, një gjendje e mjerueshme. Ajo Qeveri në Kosovë që krijon një autonmi për serbët, ajo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe një autonomi e serbëve nuk do të lejohet në asnjë formë në Kosovë”, thotë Hasani.

“Rrethanat kanë ndryshuar, presionet janë më të mëdha ndaj Kosovës por nuk na detyrojnë neve të pajtohemi, ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës t’i bind qytetarët që të pajtohen. Prandaj, lufta jonë ka qenë që mos të pajtohemi që të kemi një Serbi brenda Kosovës, sepse atëherë nuk do të kemi Kosovë dhe kjo Kosovë është e pavlerë nëse do të ketë një autonomi brenda”, shtoi Hasani.

Hasani sygjeron që pala kosovare të dëgjojë SHBA-të në lidhje me Asociacionin.

“Varësisht prej marrëveshjes, ne kemi aleatë amerikanët që ne besojmë tek ta. Amerikanët që kanë qenë pjesë e marrëveshjes së 2013-tës e 2015-tës, janë edhe sot. Pra, nëse ne jemi aleatë me Amerikën, atëherë neve na duhet që t’i dëgjojmë miqtë tanë sepse janë mbështetësitë tanë, janë edhe çlirimtarët tanë. Ne jemi baza kryesore e çlirimit, bashkë me ndihmën e tyre”, thotë Hasani.

“Unë e kam parë Qeverinë për gati dy vite që është pjesë e pushtetit, opozita nuk ka bërë një veprim transparent për ndryshime sepse nuk është e lidhur dhe ka qenë shumë e ndarë në aspektin e vet. Opozita nuk ka prioritetet se çfarë duhet të bëjë, merret veç me një kundërshtim ndërsa qytetarët kanë mbetur në heshtje ku nuk ka asnjë protestë për Qeverinë. Çmimi i rrymës është rritur, uji poashtu, çmimet janë ekstreme, pagat janë të ulëta dhe nuk asnjë lëvizje”, thotë Hasani.

Hasani ka përmendur përsëri fjalimet VV’së kur ishin në opozitë në lidhje me Asociacionin, ku sipas tij këto janë efekte negative të Qeverisë Kurti.

“Qeveria është jotransparente për bisedimet, ata thanë që nuk e njohin Asociacionin ndërsa sot Asociacioni është publik. Ministrat e Qeverisë kanë thënë që vetëm kur përmendet Asociacioni, ne kemi me dhënë dorëheqje, ndërsa sot Asociacioni është në kuptimin e përgjithshëm të Qeverisë duke modifikuar këtë fjalë me emrin menaxhim ose në forma të tjera. Këto janë negativitetet që i ka prezantuar Qeveria”, tha Hasani për Blic Interview.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë