
Epilogu i finalës ndërmjet Trepçës dhe Pejës, ka sjellur një sërë reagimesh nga tifozeria vendase, pasiqë ata pretendojnë se u është bërë padrejtësi në mënyrën se si janë shitur biletat.
Tifozët mitrovicas akuzojnë kryesinë e klubit për shitjen e biletave në tregun e zi.
Një rast i tillë ka deklaruar një gjë të tillë edhe në emisionin Hallakamë në radion e Klankosovës.
Një qytetar nga Mitrovicas në thirrjen telefonike në këtë emision është ankuar se s’ka mundur të sigurojë bileta për dy fëmijët e tij pasi që derisa po prisnin në radhë ju tha se s’ka më bileta.
Kurse ky qytetar pretendon se biletat e 3 eurove pastaj u shitën në tregun e zi me çmim prej 50 eurove.
Bisedën e plotë mund ta dëgjoni më poshtë:












