Minatori mbrëmë përsëriti historinë e njëjtë sikurse vitin e kaluar, ku skuadra nikoqire nuk arriti të shpallet kampion.
Vitin e kaluar ishte Golden Eagle Ylli e sivjet KB Peja, që mposhtën klubin basketbollistik Trepça në shtëpi duke ia ndalur gëzimin në gjysmë e duke u shpallur kampion të Kosovës në basketboll.
Trepça humbi ndeshjen e pestë finale ndaj Pejës me rezultat 91:93.
E kjo humbje ka bërë tifozët e Trepçës që të shpërthejnë me pakënaqësi ndaj kryesisë së klubit për largimin e trajnerit turk pas ndeshjes së dytë finale, turkut Engin Gençoglu, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në njoftimin e faqes zyrtare KB Trepça janë qindra komente të tifozëve mitrovicas që hedhin kritika mbi kryesinë e klubit mbi mënyrën e shitjes së biletave dhe shumë të tilla që akuzojnë klubin për largimin e trajnerit turk në mes të lojëve finale.
Komentuesit kanë shprehur mllefin e tyre për largimin e trajnerit turk duke thënë se largimi i tij ishte arsyeja e humbjes së ekipit të zemrës përballë klubit pejan.
Më poshtë ju sjellim disa nga komentet:


















