Sot, rreth orës 13:30 në rrugën “Evlia Qelebia” ka ndodhur një shkrepje armësh, ku dyshohet se kishte qëllim sulmues, por që nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Menjëherë policia kishte dalë në vendin e ngjarjes, por që nuk kishte arritur të identifikonte sulmuesit.
Veriu.info mëson se pa kaluar akoma 3 orë nga gjuajtja e parë, ka ndodhur edhe gjuajtja e dytë me armë zjarri, ani pse policia që po patrullonte në atë zonë.
Lexuesit e Veriu.info kanë treguar se tashmë rruga është bllokuar nga policia, të cilët me armë të gjata po e sigurojnë ambientin përreth.
Kujtojmë se në këtë rrugë kishin ndodhur edhe disa raste të ngjashme, e madje vitin e kaluar ishte vrarë një person.













