Policia e Kosovës ka arrestuar tre tifozë të KB Trepçës pasiqë po të njejtit kanë gjuajtur autobusin e KB Pejës me molotov, Shkruan Veriu. info
krejt kjo ngjarje ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së pestë finale të play-offit, ku ekipi nga Peja fitoi titullin e kampionit të Kosovës në basketboll, në palestren “Minatori” në Mitrovicë.
Në raportin e publikuar nga policia, thuhet se të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
”Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë gjuajtur me koktej molotovi në drejtim të autobusit të KB Peja. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.













