Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kandidati për deputet: PDK-ja s’duhet të sillet sikur Thaçi e Veseli kanë shkuar për pushime në Hagë

20/02/2022 - 19:12
në Lajme
A A
Ish-kandidati për deputet: PDK-ja s’duhet të sillet sikur Thaçi e Veseli kanë shkuar për pushime në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Haki Morina, i cili është edhe ish i burgosur politik, përmes një shkrimi autorial ka thënë se PDK-ja nuk duhet të sillet sikur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë shkuar për pushime në Hagë ose sikur ata nuk kanë qenë liderë e drejtues të PDK-së.

PDK-ja, sipas ish-kandidatit për deputet të kësaj partie, duhet ta demonstrojë shumë më bindshëm se deri tani, që kanë qenë, janë dhe do të jenë në mbrojtje dhe në mbështetje të fuqishme politike të figurës së ish-presidentit legjitim të Kosovës, por edhe të figurave tjera që në Hagë përfaqësojnë luftën tonë çlirimtare.

“Asnjë luftë e asnjë pavarësi nuk është meritë veç e një individi, sepse vetëm nuk bëhet liria as pavarësia. Por, më meritori bëhet emër simbolizues i atyre përpjekjeve. E ai është Hashim Thaçi, që edhe sot po ballafaqohet me sfidat e pavarësisë, duke vuajtur si i burgosur politik.

Po e vuan burgun për shkak të rolit të tij të madh në luftën çlirimtare, si njëri nga krerët më të rëndësishëm të saj dhe si drejtor i drejtorisë politike të UÇK-së. Ani pse Gjykata Speciale zyrtarisht u themelua nga Kuvendi i Kosovës, nuk duhet të mungojë mbështetja e institucioneve dhe e politikës së Kosovës.

Nuk duhet të mungojë, sepse dihet, kjo gjykatë ishte një sfidë e madhe për t’i çuar përpara proceset politike të cilat e ndihmojnë Kosovën për të ecur më e sigurt drejt finalizimit të statusit ndërkombëtar të saj”, ka thënë Morina.

Ish i burgosuri politik ka thënë se Hashim Thaçi ishte i vetëdijshëm që mund të ishte edhe vetë kurban i këtij procesi, por ai nuk e vuri vetën mbi interesat e Kosovës.

“Kjo gjë duhet të merret parasysh nga të gjithë, e jo të bëhet e kundërta, siç po veprohet deri tani, duke e sulmuar figurën e tij, e duke i dhënë kështu “legjitimitet” moral, jo Gjykatës, por prokurorit të lëndës kundër ish Presidentit. E duke i dhënë përkrahje morale prokurorit në akuzën e tij, në këtë rast nuk i jepet përkrahje dënimit të ish Presidentit, por i jepet përkrahje akuzës që e komprometon luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Morina.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë