Janë arrestuar 5 punëtorë të Viva Fresh Store Logistic në Graqanicë pasi të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur një sasi të alkoolit nga depoja e kësaj kompanie, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin në polici e ka lajmëruar drejtori i kësaj kompanie.
Sipas tij nik ekziston evidentimi për dalje nga depoja dhe për këtë dyshon në stafin menaxhues.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Suhadoll , Graqanicë, 19.05.2023-08:32. Ankuesi mashkull kosovar drejtor në ,,Viva Fresh Store Logistic ‘’, ka njoftuar se në depo është konstatuar mungesa e një sasie te alkoolit për të cilën nuk ekziston evidentim për dalje nga depoja dhe për këtë dyshon në stafin menaxhues të depos. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.













