Janë arrestuar tre persona, tifozë të klubit basketbollistik Trepça pasi të njëjtit kanë gjuajtur me koktej molotovi në drejtim të autobusit të KB Peja, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ngjarja ka ndodhur natën kur KB Peja mundi në “Minatori” KB Trepça duke u shpallur kampion.
Tre personat janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 19.05.2023, 00:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë gjuajtur me koktej molotovi në drejtim të autobusit të KB Peja. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.












