Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar të shtunën se në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një i burgosur.
Sipas njoftimit, viktima është 31-vjeçari me inicialet M.K.
I njëjti thuhet se është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe se nuk ka qenë më parë i sëmurë.
“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjedja dhe menjehere nën shoqerim të stafit duke e reanimuar është derguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas perpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Deprtamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Spitalin Rjonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.K, viti i lindjes 1992.
I njëjti është pranuar në QP në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmuar.
Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjedja dhe menjehere nën shoqerim të stafit duke e reanimuar është derguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas perpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes.













