Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çka thanë liderët në ceremoninë e ushtrimit “Defender Europe 2023”

21/05/2023 - 15:19
në Kryesore, Lajme
A A
Krejt çka thanë liderët në ceremoninë e ushtrimit “Defender Europe 2023”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është mbajtur ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”. Kosova do të jetë nikoqire e këtij organizimi. Në cermoninë hapëse, fjalime mbajtën, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Çka u tha?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo është një ngjarje historike duke thënë se destabilizuesit dhe sfiduesit do të dështojnë çdo herë.

“Defender 2023 përkon edhe me 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e cila për nga kujtesa është aq e freskët sa edhe ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tjera të NATO-s ndaj gjenocidit të Millosheviqit ndaj popullit të Kosovës. Ne ishim viktimat, ndërsa regjimi i Millosheviqit ishte agresori, e lufta jonë ishte luftë për liri, kjo është e vërteta do ta ruajmë çdo herë.” – ka thënë Osmani derisa nderoi edhe tre mijë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përgatitja për t’u ballafaquar me kërcënime është e domosdoshme, duke e parë invazionin e Rusisë në Ukrainë.

“Po zhvillohet në një realitet të tnesionuar 15 muaj pas invazionit rus në Ukrianë dhe si i tillë ka të bëjë jo vetëm me të ardhmen e Evropës por edhe mbarë botës. Parandaj, përgatitja për tu përballur me kërcënime të njohura si dhe ato të paparashikueshme është e domosdoshme ashtu siç është rritja e ndërveprimit dhe ngritja e gatimshërisë ushtarake.” – ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka përmendur edhe heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu duke thënë se vepra e tij na mëson se sa të rëndësishme janë aleancat.

“Që jeni sot të pranishëm këtu para monumentit të Gjergj Kastriot – Skenderbeut jeta dhe vepra e të cilit na mësoi se sa të rëndësishme janë aleancat dhe gatishmëria luftareke për të mbrojtur rendi dhe organizmit dhe të ndërtimit. Madje edhe ky togfjalëshi “Stronger together” – “bashkë më të fortë” është veçse variacion dhe jehon e thënies së famshme të kryeheroit tonë Skenderbeut “bashkimi bën fuqi”” – ka thënë Kurti.

Në këtë ceremoni ka folur edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka thënë se rruga e vetme e FSK-së është anëtarësimi në NATO, duke shtuar se gjatë kësaj kohe FSK ka bërë trajnime dhe ngritje ushtarake përmes blerjes së pajisjeve ushtarake.

“Gjatë këtyre dy viteve, fokusi ynë kryesor ka qqenë në rritjen e numrit të ushtarakëve, trajnime, stërvitje e shkollime, pastaj në ngritjen e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së pajisjeve ushtarake dhe sistemeve të reja. E gjithë kjo është bërë për t’i dalë zot vendit tonë. Atdheun e çliruar dhe lirinë e fituar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ne do ta mbrojmë kurdo që do të jetë e nevojshme.” – ka thënë ndër të tjera ai.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka folur për modelin e mbrojtes kolektive, duke thënë se është më ndryshe nga modelet që përdorin fuqitë e tjera botëore.

Ai ka thënë se është i mahnitur me përparimin e FSK-së, transmeton Nacionale.

“Në më pak se 4 vjet prej krijimit të FSK-së kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohjet e shumta për punën e saj profesionale… “Kosova po shndërrohet edhe në një eksportuese të sigurisë në rajon dhe botë.” – ka thënë ndër të tjera ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë