Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Familja e Agonis Tetajt i humb shpresat në drejtësi: Kjo është letra që ia dërguan gjyqtarëve

22/05/2023 - 17:45
në Lajme
A A
Familja e Agonis Tetajt i humb shpresat në drejtësi: Kjo është letra që ia dërguan gjyqtarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vrasja e të riut Agonis Tetajt në vendin e punës nga Shaban Gogaj, vazhdon të jetë një nga rastet më të diskutuara në Kosovë.

Familja Tetaj kishte publikuar xhirimet e kamerave të momentit kur ishte vrarë Tetaj, në mënyrë që t’i dëshmohet publikut në Kosovë se vrasja nuk ishte aksidentale ashtu siç e kishte klasifikuar dikur Prokuroria.

Megjithatë, Shaban Gogaj sërish u dënua për vrasje nga pakujdesia. Ai u dënua me 7 vjet e gjashtë muaj burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim si pasojë e shkeljeve dhe faktit që nuk ishin marrë parasysh disa prova të rëndësishme.

Rigjykimi për vrasjen e Agonis Tetajt ka nisur sot. Por, as familja dhe as avokati Berat Tmava nuk do të shkojnë në seanca. Në një letër që avokati Tmava e ka nisur në adresën e gjyqtarëve në emër të familjes, bëhet e ditur se familja Tetaj i ka humbur shpresat në drejtësi.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova kishte kërkuar përjashtimin e saj nga ky rast, megjithatë kryetari i Gjykatës së Pejës e ka refuzuar kërkesën. Seanca e sotme u ndërpre pasi njëri nga të akuzuarit nuk kishte avokat.

Në letrën që e ka siguruar ekskluzivisht gazeta Nacionale, numërohen disa prej provave që i njëjti trup gjykues nuk i kishte marrë parasysh në shqyrtimin e parë kur veprën penale e cilësoi “vrasje nga pakujdesia”

“Videoincizimi i ditës kritike i cili pasqyron në detaje veprimet e të akuzuarit i cili me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn, provë e pakontestueshme. Të cilën provë e përshkruan në mënyrë tepër profesionale ekspertët e forenzikës dhe me të gjitha përshkrimet e tyre konstatohet se vrasja është kryer me dashje dhe kryesi i veprës penale i kishte të ditura të gjitha elementet e përdoruesit profesional të armës së zjarrit. Dëshmitë e ekpsertëve Fejsal Lutfiu dhe Lutfi Raci nga institucionet e shtetit. Dëshminë e përgjegjësit për hetime në rajonin e Pejës Agron Hasanaj, i cili dëshmoi se në momentin e mbërritjes në vendin e ngjarjes rryma ishte e ndalur, vetëm në objektin ku kishte ndodhur rasti me qëllim që të manipulohen provat. Dëshmitë e policit Imer Hylaj që deklaronte se janë kontaminuar provat. Dëshmitë e policëve të stacionit të Deçanit që hynë pa autorizime në vendin e ngjarjes dhe i kontaminuan provat”, thuhet në këtë letër të siguruar nga Nacionale.

Të gjitha këto prova sipas familjes Tetaj dhe avokatit Tmava, nuk u morën parasysh në vendimin e shkallës së parë, për të cilat më pas Apeli vlerësoi se kanë qenë të rëndësishme për procesin gjyqësor.

Sipas familjes Tetaj, familja e të akuzuarit Gogaj është tejet e fuqishme në atë zonë, dhe ka ndikuar në gjithë procesin gjyqësor. Andaj, ata kanë theksuar se nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij procesi gjyqësor.

“Familja e dëmtuar Tetaj më nuk do të jenë në Gjykatë si aktorë dekorues të një skenari i cili nuk ka fare të bëjë me ligjshmërinë dhe ndarjen e drejtësisë. Për fat të keq familja Tetaj i ka humbur të gjitha shpresat sidomos nga trupi gjykues në Gjykatën e Pejës, dhe dyshojmë se si do të jetë rezultati përfundimtar në këtë çështje juridiko-penale me një trup gjykues të udhëhequr nga ju”, thuhet në këtë letër.

Agonis Tetaj u vra në shtator të vitit 2018 në komunën e Deçanit, brenda një marketi që ishte edhe pompë derivatesh. Aty Tetaj ishte duke punuar, dhe i njëjti u vra nga djali i pronarit.

Rasti fillimisht ishte cilësuar vrasje e rëndë, më pas vrasje nga pakujdesia. Në atë moment, familja Tetaj i publikoi pamjet në media.

Për më shumë se një vit procesi mbeti i bllokuar, pasi avokati Besnik Berisha ishte përjashtuar nga ky rast. Oda e Avokatëve kishte vendosur të mos lejojë asnjë avokat të caktohet në këtë procedurë sipas detyrës zyrtare.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë