Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak orësh në fshatin Akrashticë, ku një fëmijë dyshohet të ketë rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin për gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu ekipet e emergjencës civile, zjarrëfikësit dhe ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtim po vazhdojnë kërkimet për fëmiun.
“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet zhytësve për kërkim-shpëtimit. Mbi dyshimet fillestare në zonë e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmiun.” – tha Zahiti për Veriu.info.













