Pasnesër mbahet seanca ku kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci do të betohet, raporton Gazeta Online Veriu info.
Vet Peci ka njoftuar se kjo ceremoni do të mbahet në fshatin Boletin nga ora 10:00.
Postimi i plotë:
KOMUNIKAT PËR MEDIA
Bazuar në afatet që dalin prej Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzuesit për Inaugurimin dhe Funksionalizimin e Organeve të Komunës, ne kemi shpërndarë ftesat dhe rendin e ditës për anëtarët e Kuvendit Komunal shtatë ditë pune para seancës.
Të njëjtën shkresë e kemi dorëzuar edhe tek Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), me datë 18 maj 2023.
Ftesat janë dërguar nga asamblisti më i vjetër nga mosha, që vjen nga radhët e Vetëvendosjes.
Sot, ne u njoftuam se asamblisti me i vjetër që vjen nga Vetëvendosje në koordinim me Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, kanë caktuar mbledhjen inauguruese te Kuvendit të komunës së Zveçanit për datën 25 05.2023 në ora 10 e cila do të mbahet në Boletin.
Unë, si Kryetar i zgjedhur, së bashku me anëtarët e Kuvendit, përmes kësaj shkrese konfirmojmë pjesëmarrjen tonë në këtë seancë.
Sinqerisht,
Ilir Peci











