Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse po heshtë Mogherini për letrën që dikur ia dërgoi Mustafës?

23/05/2023 - 22:23
në Kryesore, Lajme
A A
Pse po heshtë Mogherini për letrën që dikur ia dërgoi Mustafës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompetencat që do të ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vazhdojnë të jenë pikëpyetje e madhe, në kohën kur është rritur presioni i faktorit ndërkombëtar për themelimin e shpejtë të asociacionit.

Ditët e fundit u riaktualizua letra të cilën ish-kryediplomatja Mogherini ia kishte dërguar kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes. RTK ka tentuar ta kontaktojë Mogherinin, por e njëjta tani ka refuzuar të përgjigjet.

Kompetencat që do të ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vazhdojnë të jenë pikëpyetje e madhe, në kohën kur është rritur presioni i faktorit ndërkombëtar për themelimin e shpejtë të asociacionit.

Letra e ish-shefes së diplomacisë evropiane, Fecerica Mogherini, që i jepte garanci kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive, u përdor si provë edhe në takimin e 27 shkurtit ndërmjet kryeministrit Kurti e presidentit serb Vuçiq.

Ajo që veçohet është heshtja e ndërmjetësueses së dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, Federica Mogherini, e cila një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për elementet kryesore të Asociacionit, i kishte dërguar një “garanci” Mustafës se ky mekanizëm nuk do të jetë nivel i tretë qeverisës dhe rrjedhimisht s’do të ketë kompetenca ekzekutive.

Tash, Mogherini heshtë për këtë letër. RTK i nisi një email me kërkesë për ta komentuar këtë vendim të atëhershëm të saj dhe efektin që prodhon ky premtim i BE-së në rrethanat aktuale. Mogherini refuzoi të përgjigjej.

Por, a ka vlerë ligjore ky dokument në rrethanat aktuale?Analisti politik që dikur ishte pjesë e ekipit të bisedimeve teknike ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Bruksel, Visar Xani, thotë se Kosova rrezikon duke dalë jashtë marrëveshjeve të arritura më parë e garancisë së ish-diplomates, Mogherini.

“Ato obligime që janë marrë më herët me u zbatuan në atë frymë është shumë në rregull. Nëse dalim me propozime, Serbia me një propozim, Kosova me një propozim, konsideroj që vjen koha për një kompromis të ri, dhe frikësohem që çdo kompromis përtej këtyre dy marrëveshjeve dhe letrës së Mogherinit, mund të na çojë ndoshta te ndryshimet ligjore dhe kushtetuese”, tha Visar Xani-analist politik.

Profesori universitar, Arsim Bajrami thotë se ky dokument ka vlerë juridike po aq sa të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Bashkimi Evropian duhet te jetë korrekt me Kosovën sepse ka dhënë garancione që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Letra e Mogherinit bashkë me 33 marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, janë te barasvlefshme dhe juridikisht ka obligim ligjor për tu zbatuar. Korrespodenca e Mogeerhinit me Isa Mustafën ka karakter detyrues dhe BE duhet të marrë obligimet që trashëgohen”, tha ai.

Ish-shefja e diplomacisë në letrën e saj tregonte se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të jetë në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës. Letra që Mogherini i kishte dërguar ish-kryeministrit Mustafa, më 24 gusht 2015, përmban zotimin e BE-së se Asociacioni nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. (RTK)

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë