
Një rrahje masive ka ndodhur dje në Podujevë ku janë përfshirë disa persona, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit ku një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Po ashtu ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe tre persona tjerë.
Një i dyshuar ka përfunduar në mbajtje.
“Podujevë 23.05.2023 – 10:48. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin policor.












