Nga 1 qershori LDK do të nis procesin e brendshëm zgjedhor.
I pyetur se a pret që të ketë kundërkandidat, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku tha se kushdo që ka plan, ambicie e ide të qarta, duhet ta paraqes platformën para kryesisë dhe për këtë i inkurajon të gjithë ata.
“Unë uroj që të ketë garë në të gjitha nivelet, përfshirë dhe garën për kryetar partie. Pra nuk është hera e parë që LDK-ja ka garë dhe e kuptoj secilin pjesëmarrës në këtë proces, në qoftë se ka ambicie, që ka plan, që ka ide të qarta, ta shtrojë këtë platformë të tyre para anëtarësisë së LDK-së, e më pas është anëtarësia e LDK-së që vendos për rrugëtimin përpara. Pra unë këtë detyrë që kam, të kryetarit të LDK-së, do të punoj e do të ushqej garën e lirë, të pastër, transparente dhe mbi të gjitha demokratike. Kushdo që mendon që të marrë mbështetjen e anëtarësisë, ka një garë përpara të lirë dhe demokratike, të cilën e inkurajoj ta bëjë”, deklaroi Abdixhiku.












