Në këto momente po i jepet lamtumira e fundit 4 vjeçarit që humbi tragjikisht jetën pasi ra në kanalin e Ibër-Lepencit, shkruan Veriu.info.
Një numër i madh i qytetarëve janë grumbulluar në varrezat e fshatit Akrashticë të Vushtrrisë, për ta varrosur, e ata që po e përjetojnë më së rëndi janë prindërit e tij.
4 vjeçari Yll Mehana kishe rënë të dielën në kanalin e Ibër-Lepencit kurse të hënën ekipet e kërkim shpëtimit e gjetën trupin e tij në kanalin e fshatit Bukosh./Veriu.info











