Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas vendimit për suspendimin e tij, përmbaruesi Kërçagu ushtron padi kundër ministres Haxhiu

24/05/2023 - 20:53
në Lajme
A A
Kush është përmbaruesi privat të cilin e suspendoi ministrja Haxhiu?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përmbaruesi Irfan Kërçagu ka ushtruar padi kundër Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që të anulohet vendimi i 19 majit 2023, me të cilin vendim Kërçagu është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat.

Përmes kësaj padie të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” nga burimet brenda gjykatës, përmbaruesi Kërçagu ka kërkuar nga gjykata që të aprovohet kërkesëpadia e tij dhe të anulohet vendimi i të paditurës Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu kësaj padie i është bashkangjitur kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, duke kërkuar që të aprovohet propozimi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë të Drejtësisë deri në vendimin definitiv gjyqësor sipas padisë.Paditësi Kërçagu ka theksuar se me të njëjtën kërkese ishin plotësuar të tri kushtet e përcaktuara me Ligjin për Konfliktet Administrative.

Sipas padisë së ushtruar më 23 maj 2023, thuhet se pretendimet e iniciuesve të procedurës disiplinore ishin se përmbaruesi Kërçagu, lidhur me lëndët përmbarimore P.nr. 340/2022 deri P.nr. 512/2022, nuk ka respektuar një udhëzues të caktuar të Gjykatës Supreme.

Sipas padisë pretendimet e raportit ishin të pabazuara pasi që Ligji për Procedurën Përmbarimore përcakton qartë se një përmbarues privat mund të merret në përgjegjësi disiplinore vetëm po qe se me veprimet e tij shkel ligjin, nuk i plotëson detyrimet e parapara me akte të Odës së Përmbaruesve, apo shkel prestigjin e profesionit.

Tutje, sipas padisë thuhet se pushteti diskrecionar i Ministres se Drejtësisë për të suspenduar përmbaruesit privatë në kontekst të procedurave të iniciuara disiplinore përcaktohet në Ligjin për Procedurën Përmbarimore, por që ushtrimi i këtij diskrecioni nuk mund të jetë arbitrar dhe i pakufizuar.Sipas padisë, arsyetimi i vendimit të kontestuar parasheh thjeshtë se suspendimi bëhet me qëllim që procedura disiplinore të zhvillohet e pa penguar por në rastin konkret, sipas paditësit suspendimi i paditësit ka shkaktuar pasoja të mëdha për të personalisht, por edhe për kreditorët e debitorët të cilat ai i kishte në procedim.

Po ashtu thuhet se nuk ka kurrfarë baze apo fakti që mbështet pretendimin se përmbaruesi Kërçagu do të mund të pengonte në ndonjë mënyrë procedurën disiplinore të iniciuar ndaj tij, e që do të mund të rezultonte nga funksioni i tij si përmbarues.Ndërkaq thuhet edhe se Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka publikuar në profilin e saj zyrtar në ‘Facebook’ njoftimin për vendimin e marrë për suspendimin e paditësit ku dhe sipas paditësit Ministrja kishte lënë që të nënkuptohet se vendimi ishte i ngjyrosur me anshmëri të theksuar dhe qasje paragjykuese.

Tutje sipas të njëjtës padi vendimi i kontestuar duhet anuluar për shkak se i mungojnë elementet e detyrueshme të cilat duhet t’i ketë secili akt administrativ dhe se i njëjti dështon të shpjegoj se si suspendimi i përmbaruesit do ishte proporcional dhe i arsyeshëm për të pamundësuar pengimin e procedurës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë