Një burrë nga Suhodolli i Poshtëm në Mitrovicë dyshohet të jetë plagosur duke luajtur me pistoletë gjatë një ahengu familjar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa autoritetet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konfiskuar pistoletën me një gëzojë dhe pesë copë fishekë, raporton Gazeta Online Veriu.Info.
Po ashtu, në cilësinë dyshuarit është intervistuar pronari i pistoletës i dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Suhadoll i Poshtëm, Mitrovicë 24.05.2023-19:15. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu familjar duke lozur me një pistoletë është plagosur. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me një gëzojë dhe pesë copë fishekë. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i pistoletës i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.












