Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas njoftimit të Qeverisë së do të rritet paga mininale.
Pozhari, ka thënë se paga minimale edhe me rritje do të jetë me e vogël se sa në rajon.
“Paga minimale në Kosovë pritet të bëhet 250 euro që sërish i bie të jetë më e ulta në Ballkan. Kosova, po ashtu i ka edhe pensionet më të ulta në Ballkan”, tha ai.
Ai tutje ka shtuar se nuk ia vlen të vazhdohet jetesa në Kosovë.
“Nëse jeni i ri/e re, thjeshtë kapni valixhet! Nuk ka sen këtu”, tha Pozhari.
Më poshtë reagimi i plotë:
Qeveria e Kosovës paska ndërmarrë hapat për rritjen e pagës minimale.
Shqipëria pagën minimale e ka 213 euro.
Serbia, 343 euro.
Mali i Zi, 331 euro.
Maqedonia e Veriut, 282 euro.
Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.
Paga minimale në Kosovë pritet të bëhet 250 euro që sërish i bie të jetë më e ulta në Ballkan. Kosova, po ashtu i ka edhe pensionet më të ulta në Ballkan.
Përndryshe, Zvicra konsiderohet si një prej shteteve më stabile. Paga mujore e një mësuesi është 7.292 CHF, e ajo vjetore: 87.500 CHF. Ndërsa, në Norvegji, paga mesatare është 4.500 euro.
Nëse jeni i ri/e re, thjeshtë kapni valixhet! Nuk ka sen këtu.











