
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi sot ka shkuar në vizitë tek kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Veriu.info.
Në këtë takim kryetarët e dy komunave biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në përmirësimin e infrastrukturës që shpie në Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, me qëllim të zhvillimit të turizmit
Tutje Idrizi e ka falenderuar kryetarin Rama për pritjen dhe respektin./Veriu.info
Postimi i plotë nga Ferit Idrizi:
TAKIM ME KRYETARIN E PRISHTINËS
Së bashku me bashkëpunëtorë, patëm një takim me Kryetarin e Prishtinës, z.Rama. Në këtë takim diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal në përmirësimin e infrastrukturës që shpie në Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, me qëllim të zhvillimit të turizmit.
Bashkëpunime të tilla i kemi në prioritet edhe me komunat tjera.
Falënderojmë Kryetarin Rama për pritjen dhe respektin!











