
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Republika e Kosovës do të jetë edhe më afër Bashkimit Evropian duke filluar prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, kur edhe do të liberalizohen vizat.
“Përgjatë muajit të fundit kemi marrë hapa vendimtar për ta sjellur Kosovën më afër BE-së kjo është udhëhequr nga vullneti i populli tonë dhe përcaktimi i ynë për të ardhmen dhe për vlerat të cilat na bashkojnë”, ka thënë Osmani.
“Andaj mbes me shpresë që ky angazhim të mbetet proaktiv edhe nga ana e partnerëve evropian dhe që politika e zgjerimit të shihet edhe si mundësia e vetme për një Evropë të tërë të lirë, e në paqe”, ka shtuar ajo.










